Gjykata Supreme e Zvicrës pezullon vendimin e CAS, kapiteni i Perusë shkon në Botëror
Kapiteni i ekipit kombëtar, Paolo Guerrero, është lejuar të marrë pjesë në Botërorin 2018, pasi Gjykata Supreme Zvicerane ka pezulluar përkohësisht vendimin e dalë nga CAS i Lozanës për përjashtimin e tij 14 muaj nga aktivitetet
Kapiteni i ekipit kombëtar të Perusë, Paolo Guerrero
Një lajm i mirë vjen për Perunë. Kapiteni i ekipit kombëtar, Paolo Guerrero, është lejuar të marrë pjesë në Botërorin 2018, pasi Gjykata Supreme Zvicerane ka pezulluar përkohësisht vendimin e dalë nga CAS i Lozanës për përjashtimin e tij 14 muaj nga aktivitetet, sepse ka rezultuar pozitiv ndaj kokainës.
Guerrero, u dënua me 6 muaj pezullim dhe apeloi në CAS këtë denim, por u ndëshkua me 14 muaj, duke bërë të pamundur pjesëmarrjen e tij në Botëror.
Kapitenët e skuadrave kundërshtare të Perusë, FIFPro, por edhe thuajse një komb i tërë iu përgjërua FIFA-s që të anulonte vendimin, por kjo e fundit nuk e bënte dot një gjë të tillë, edhe pse lojtari kishte çuar prova se substanca në fjalë ishte pjesë e një çaji mjekësor dhe nuk kishte konsumuar kokainë.
Atëherë Guerrero iu drejtua Gjykatës Supreme Zvicerane, e vetmja që mund të kthejë vendimet e CAS, duke kërkuar pezullimin e përkohshëm të vendimit, në mënyrë që kjo gjykatë të kishte kohë të shikonte dokumentacionin, meqë çështjet atje gjykohen vetëm nga pikëpamja e procedurës.
Duket se të gjithë ishin dakord që Guerrero të merrte pjesë në Botëror, pasi edhe CAS sot në mëngjes doli me deklaratë se nuk do të kundërshtonte vendimin e Gjykatës Supreme, nëse dënimi i sulmuesit do të pezullohej përkohësisht.
Kjo gjë ndodhi dhe sot në drekë, u vendos që Guerrero të marrë pjesë në aktivitete sportive derisa Gjykata Supreme të shqyrtojë dokumentacionin.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.7%
Vota total: 1633
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Serie A/ Atalanta e Gjimshitit shpëton 1 pikë në fund ndaj Lazios dhe rikthehet në krye të klasifikimit
28 Dhjetor, 22:43
-
Ushtria izraelite bastis spitalin në Gaza, 240 të arrestuar, mes tyre terroristë që sulmuan shtetin hebre më 7 tetor 2023
28 Dhjetor, 22:38
-
Rusia zbulon komplotin e Ukrainës, bombë e fshehur në altoparlant për të vrarë oficerin e lartë
28 Dhjetor, 22:17
-
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shtrohet në spital, do t'i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës
28 Dhjetor, 22:00
-
VIDEO/ Momenti kur kreu i OBSH-së evakuohet me emergjencë në aeroportin e Jemenit gjatë sulmit raketor izraelit
28 Dhjetor, 21:49
-
Dëshmia e rrallë e ish-oficerit, që natën e 18 dhjetorit 1981, u mor nga Ministria dhe u caktua te vila e Mehmet Shehut
28 Dhjetor, 21:31
-
‘Rama është koka e korrupsionit’, Basha: Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe një qeveri që lufton seriozisht korrupsionin që e ka bërë vendin të pajetueshëm
28 Dhjetor, 21:20
-
Biden pendohet që u tërhoq nga gara presidenciale: Do e kisha mundur Trumpin
28 Dhjetor, 21:12
-
Blinken, Fidan diskutojnë për të ardhmen e Sirisë
28 Dhjetor, 20:51
-
Serie A/ Inter triumf i pastër në shtëpinë e Cagliarit, Lautaro zhbllokohet pas 2 muajsh! Minuta dhe për Asllanin (VIDEO)
28 Dhjetor, 20:48
-
Pas reagimit të Veliajt, rrjeti zien me komente negative kundër Sali Berishës: Plak i ndyrë, dogje Shqipërinë 30 vjet (FOTO)
28 Dhjetor, 20:33
-
Balla nderohet nga Komuna e Deçanit me Titullin e Mirënjohjes, për 'angazhimin personal në ndërtimin e raporteve vëllazërore në mes të faktorit shqiptar'
28 Dhjetor, 20:18