Gjykata Supreme e Kosovës pas marrjes në pyetje të Deputetit Fatmir Limaj dhe tre të akuzuarve të tjerë për rastin “Kleçka” ka caktuar për ta masën e sigurisë 30 ditë paraburgim.

Fatmir Limaj dhe tre të akuzuarit e tjerë për rastin “Kleçka” Nexhmi Krasniqi, Naser Shala dhe Naser Krasniqi janë marrë në pyetje në Gjykatën Supreme të Kosovës në një seancë dëgjimore e cila ka përfunduar diku rreth orës 21:00.

Deputeti Fatmir Limaj dhe tre të akuzuarit e tjerë janë intervistuar më herët sot edhe në ambientet e EULEX-it


(b.m/shqiptarja.com)