Gjykata e Lartë të martën e sotme ka marrë vendimin për të nxjerrë deklaratat tatimore të ish-presidentit Donald Trump para një komiteti të Dhomës së Përfaqësuesve të udhëhequr nga Demokratët.
Lëvizja e gjykatës është një humbje e madhe për Trump, i cili ka kërkuar të mbrojë publikimin e deklaratave të tij tatimore për vite me radhë dhe aktualisht është nën hetime të shumta, shkruan CNN.
Megjithatë ndaj këtij vendimi nuk ka pasur kundërshtime të theksuara. Ekipi ligjor i Trump ka kërkuar vazhdimisht të mbajë sekret deklaratat tatimore të ish presidentit prandaj iu drejtua Gjykatës së Lartë e përbërë nga tre prej të nominuarve të tij pasi humbjes në nivelin e gjykatës më të ulët. Shefi i drejtësisë John Roberts, i cili mbikëqyr gjykatën më të ulët që dha urdhrin në çështjen Trump, kishte vendosur një pezullim të përkohshëm të thirrjes në 1 nëntor, me sa duket për t'u dhënë gjyqtarëve më shumë kohë për ta shqyrtuar çështjen.