Gjykata: Të dhënat e hetimit
për tritolin të mbeten sekret

TIRANË - Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur që të zbatojë me përpikëri ruajtjen e informacionit që del gjatë hetimeve dhe gjatë seancave gjyqësore me dyer të mbyllura për rastin e tritoleve të vendosur ndaj familjes Tahiri, ku si të dyshuar kryesor janë anëtarë të familjes Gjutaj.

Krahas ndalimit që ekziston për aktet e hetimit paraprak, përveç kur prokurori mund të lejojë publikimin me vendim të arsyetuar, sipas neneve 103/1,2  ne lidhje me nenin 279 të K.P penale, bazuar në nenin 103/3 te K. Pr. Penal ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve të shqyrtimit gjyqësor kur gjykimi bëhet me dyer të mbyllura.
 
Në rast se kjo nuk do të zbatohet, Kodi Penal përcakton përgjegjësi penale sipas nenit 295/a te tij qe parashikon veprën penale te "zbulimit te akteve ose të dhënave sekrete".
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Poli Hoxha: Nuk mendoj se Rama merr më shumë se 68 mandate! Nëse bashkohen, partitë e vogla marrin 30%, Berisha duhet të bëhet ‘qingj’

Poli Hoxha: Nuk mendoj se Rama merr më shumë se 68 mandate! Nëse bashkohen, partitë e vogla marrin 30%, Berisha duhet të bëhet ‘qingj’