Gjykata: Tahir Muhedini
i çamëve nuk pagoi dritat 2 vjet
Çamët tashmë janë më të përçarë se kurrë, vetëm pak kohë pas arritjes së marrëveshjes bashkëqeverisëse me kryeministrin Berisha për marrjen e katër vendeve zv.ministrash. Duke mos rënë dakord për emrat, nis konflikti mes Tahirit dhe Idrizit, konflikt që është shtrirë dhe në bazën e PDIU-së.
TIRANE - Përçarjet në gjirin e partisë përfaqësuese të çamëve në Shqipëri, PDIU e drejtuar nga Idrizi nuk po reshtin. Pasi ka nisur një konflikt i madh për çështjen e emërimit të zv.ministrave tashmë debatet janë shtrirë dhe nivelet e tjera të drejtimit të kësaj partie qeverise, por dhe në radhët e shoqatës së çamëve. Të shprehura hapur dhe përmes botimit të disa elementëve kompromentues për njërin ndër themeluesit e kësaj lëvizjeje, dhe pikërisht për Presidentin e nderit të PDIU, Tahir Muhedini. Lëvizja çame poston të plotë në faqen e saj në rrjetin social facebook vendimin e gjykatës së shkallës së parë, sipas të cilës shpallet fajtor presidenti i nderit Tahir Muhedini për moslikujdim të faturave të energjisë për dy vite me radhë. Ndërkohë që përplasjet po përhapen dhe në bazën e partisë dhe në të gjitha zonat ku ka çamë. Por zanafilla e përplasjeve mes liderëve të PDIU dhe futjes së përçarjes në këtë parti ka qënë pikërisht arritja e marrëveshjes me kryeministrin Berisha për bashkëqeverisje, por e theksuar me emrat për numrat dy të dikastereve të lëna për këtë parti bashkëqeverisëse. Vetëm pak orë pasi qeveria miratoi dy emërimet e reja në dy ministri, përkatësisht Abaz Hado zv.ministër i Turizmit dhe Kulturës dhe Ardian Tano zv.ministër i Arsimit, në PDIU janë shfaqur përplasjet të forta, duke sjellë dhe kontestimet e emrave përkatës. Deputeti i kësaj partie, Dashamir Tahiri ka shprehur pakënaqësi për emrat, të cilët përfaqësojnë PDIU në ministrinë e Kulturës e atë të Arsimit. "Zyrtarisht s'jam në dijeni për emrat e rinj të zv.ministrave. Gjithçka e mora vesh nëpërmjet medias, pasi partia jonë nuk ka as kryesi e asnjë strukturë tjetër", u shpreh në ato momente Tahiri. Ai ka lëshuar edhe një deklaratë për mediat, ku sipas tij, s'është marrë parasysh, Vlora, Saranda si qytete të një qarku që nxori deputetin e parë të PDIU por nuk u mor parasysh as Fieri e Lushnja që veç për mangësi elektorale e për pak vota partia humbi mandatin e dytë. Përplasjet kanë vijuar më pas dhe me akuza të ndërsjella mes Tahirit dhe Idrizit, ku për Tahirin, deputetin që ka dalë drejtëpërdrejtë nga kjo parti Shpëtim Idrizi nuk ka qënë asnjë ditë në lëvizjen çame. Por përplasjet brenda PDIU, aleate e Berishës në qeverisje pritet të sjellë lëvizje të reja në kampin mazhoritar. Pasi, një lëvizje e mundshme e Tahirit si një deputet i pavarur, mund të krijojë boshllëqe të forta në gjirin e mazhorancës, duke sjellë një rrezik potencial për humbjen e numrave dhe mundësinë e rrezikimit të qeverisë. Për më tepër, duke parë se në korrik votohet për Presidentin, është shumë e vështirë të bëhen 71 vota për një emër të paraqitur nga PD. Ndërkohë që largimi i të vetmit deputet të dalë me votat e çamëve, pasi Idrizi është me votat e PS, sjell dhe një përçarje të fortë brenda kësaj partie, duke rrezikuar ndjeshëm votat e saj, në sfidën parlamentare të vitit 2013, e cila pritet të jenë tepër të vështira pë rmazhorancën e sotme që vuan jo vetëm konsumimin e pushtetit por dhe përçarjet e forta brenda saj.
(jm/im/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4423
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sondazhi/ Nëse zgjedhjet bëhen sot, PS merr 46% të votave në Tiranë, thellohet avantazhi ndaj opozitës, rriten partitë e reja
25 Dhjetor, 22:44
-
Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Faktet në Esencë-Report Tv
25 Dhjetor, 22:34
-
Moti i keq në Shkodër/ Orteqet krijojnë probleme në rrugët Qafë-Thore dhe Theth, punohet për ti hapur (VIDEO)
25 Dhjetor, 22:32
-
Sondazhi për Durrësin/ PS thellon diferencën ndaj PD-së me 9 mandate deputetësh, kundër 5 të demokratëve
25 Dhjetor, 22:30
-
Sondazhi/ PS merr Durrësin me diferencë të thellë në përqindje! Partitë e reja më të preferuara nga emigracioni
25 Dhjetor, 22:29
-
Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan
25 Dhjetor, 22:18
-
Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh
25 Dhjetor, 22:12
-
Sondazhi për Lezhën, PS merr shumicën në këtë qark, diferencën e thellon emigracioni! Rriten partitë e reja
25 Dhjetor, 22:11
-
Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë
25 Dhjetor, 21:59
-
Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së
25 Dhjetor, 21:51
-
Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje
25 Dhjetor, 21:49
-
Çfarë blemë dhe çfarë shitëm me vendet partnere? Eksportet me rënie gjatë 11-mujorit! Luhaten importet
25 Dhjetor, 21:48