Gjykata e Tiranës jep vendimin, vërtetohet mandati i Veliajt për Bashkinë e Tiranës

Gjykata e Tiranës jep vendimin, vërtetohet mandati i Veliajt për Bashkinë e Tiranës

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj

Gjykata Tiranës ka dhënë vendimin  për vërtetimin e mandatit të Erion Veliajt si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Pas këtij vendimi, i hapet rruga hapit të fundit, ceremonisë së betimit të kryebashkiakut Veliaj për mandatin e ri. Veliaj ka arritur të fitojë bindshëm në të gjitha njësitë e Tiranës.

Ai ka mundur të sigurojë një fitore të thellë edhe tek tre zonat si Kombinati, Astiri dhe “5 Maji”, ku pretendonte të fitonte ‘Foltorja’.

Në garën e zgjedhjeve të 14 majit, Veliaj ishte përballë 5 kandidatëve të tjerë nga partitë opozitare, ku arriti të fitojë me 54.69% të vota.

I dyti në këtë garë u rendit kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi me 100.351 vota, ose 34.58% të votave.

Ndërsa Arlind Qori nën siglën e partisë Lëvizja “BASHKË” ka dalë të renditet i treti pas dy rivalëve kryesore, duke marrë 4.77% të elektoratit në kryeqytet në këto zgjedhje lokale.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës