Një gjykatë në Washington, të Shteteve të Bashkuara, mori vendimin me të cilin urdhërohet Departamenti i Shtetit për të publikuar e-mail-et e ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, çdo 30 ditë, duke filluar nga fundi i qershorit, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Gjyqtari i rrethit, Rudolph Contreras ka kërkur nga Departamenti i Shtetit që deri më 29 janar të vitit të ardhshëm, të publikojë për opinionin 55.000 faqet e e-mail-it privat, që Klinton kishte dërguar apo marrë.
 
Departamenti amerikan i Shtetit, javën e kaluar publikoi rreth 300 e-mail-e të ish-sekretares në lidhje me sulmin vdekjeprurës mbi misionin amerikan në Bengazi të Libisë në vitin 2012.
 
Posta Clinton, e cila është kandiduar për president të Shteteve të Bashkuara, tërhoqi vëmendjen e publikut kur ajo pranoi se kishte përdorur e-mail-in privat ndërkohë kur ajo ishte në krye të Departamentit të Shtetit gjatë periudhës 2009- 2012.
 
E-mail-et e ish-Sekretares së Shtetit janë ato të dërguara dhe pranuara pas sulmeve mbi objektet diplomatike të SHBA-së në Bengazi, ku mbetën të vrarë katër amerikanë. Përveç që flasin në lidhje me sulmin në Bengazi, posta gjithashtu përfshin edhe marrëdhëniet diplomatike të

Washingtonit me Libinë dhe vendet tjera. Clinton më herët kishte thënë se ajo dëshiron që e-mail-i saj të publikohet.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )