Gjykata ka pranuar pjesërisht kërkesën e Prokurorisë Sarandë për shpalljen fajtorë të dy ish-zyrtarëve të ALUIZNI-t  ndërkohë që për dy të pandehurit e tjerë është pushuar çështja.
 
Ndërkohë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, ka vendosur:

Vesel Koçiu ish-drejtor i ALUIZNI-t, Sarandë, 6 muaj burgim. Laert Cane ish-përgjegjës i ALUIZNI-t, Sarandë 6 muaj burgim.
Pushim i çështjes për shtetasit Feti Deromenaj dhe Manjola Nikollo.
 
Gjykimi ndaj këtyre të pandehurve është zhvilluar me procedurë të shkurtuar. Ndërkohë, po vijon me procedurë normale gjykimi për të akuzuarin e pestë të kësaj çështje, shtetasin Roland Tafilaj, ish-drejtori rajonal i ALUIZNI-t, Vlorë
 
Të gjithë këta zyrtarë akuzohen për “shpërdorim detyre” në procesin e legalizimit të objekteve në zonën e Ksamilit, në Sarandë. Prokuroria e Sarandës ka nisur hetimin në bazë të një kallëzimi të mbërritur nga KLSH. Nga hetimi, prokuroria ka krijuar bindjen se shtetasit e akuzuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhënë leje legalizimi  në të paktën 24 raste të për objekte shërbimi (lokale dhe hoteleri) në Ksamil, të cilat janë ngritur në vijën bregdetare ose pranë saj, si edhe në zona arkeologjike, muzeale e turistike.

Pra, në zona ku është totalisht e palejuar të ndërtohet dhe, rrjedhimisht, as të legalizohen.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, gjykata, ka pranuar pjesërisht kërkesën shpalljen fajtor të dy prej të akuzuarve, por edhe për këta dy të akuzuar ka dhënë vendime dukshëm më të ulta, krahasuar me kërkesën e prokurorisë.

Ndërkohë që për dy të tjerë, ka vendosur pushimin e çështjes. Në këto kushte, Prokuroria e Sarandës po përgatit ankimin në Gjykatën e Apelit Gjirokastër.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)