Gjykata Penale e Tiranës vendosi arrest shtëpie për tre të arrestuarit e parë në protestën e 9 dhjetorit, për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha.

 Protestuesit e arrestuar Altin Koçin Robert Poshnjarin dhe Vilson Kulemanin, janë akuzuar për dhunë dhe kundërshtim të forcave të policisë gjatë protestës së datës 9 dhjetor.

 Prokuroria kishte kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për dy nga të ndaluarit dhe arrest shtëpie për tjetrin.

Ndërkaq 25 persona janë arrestuar dhe 130 të tjerë janë në hetim pas protestës së mbrëmshme në Tiranë, për të tretën ditë radhazi pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodjan Rasha.

 Policia njofton se të gjithë këta persona akuzohen se organizuan grumbullim dhe tubim të paligjshëm dhe kanë ushtruar dhunë, duke plagosur 3 punonjës të Policisë  si dhe shkatërruan pronën publike e private.  

Ndërkohë natën e dytë të protestave të dhunshme që përfshinë Tiranën policia arrestoi 59 persona ndërsa nën hetim u vunë 116 persona të tjerë.