TIRANE - Fryma e Re Demokratike është partia me re e spektrit shqiptar, pasi Gjykata e Tiranës ka dhënë sot vendimin për regjistrimin e saj si parti politke. Gjykata e pranoi kërkesën e kësaj partie pasi mblodhi mbi 11 mijë firma.

Parti e drejtuar nga Gazmend Oketa por që në shtyp është cilësuar si partia e Presidentit Bamir Topi nga sot e në vazhdim do të nisi një rrugë të re ligjore.
Grupi nismëtar i kësaj partie përbëhet me kryetar Gazmend Oketa, dhe anëtare Aleksandër Biberaj dhe Andi Seferi i cili deklaroi se kjo parti ka që në datën 30 prill që ka nisur mbledhjen e firmave për tu regjistruar në gjykatë.

Regjistrimi i kësaj partie u shty nga kjo gjykatë në datën 18 qershor për shkak të mungesës së statusit të partisë në dokumentacionin e paraqitur. Fryma e Re Demokratike ka premtuar se do të punojë për të rikthyer shpresën e shqiptarëve dhe vendosjen e demokracisë.

(kz/shqiptarja.com)