Kreu i PUK në Repolitix: Gjykata e Durrësit gaboi rëndë, 13 tetori ka rënë që sot (VIDEO)

Kreu i PUK në Repolitix: Gjykata e Durrësit gaboi rëndë, 13 tetori ka rënë që sot (VIDEO)

TIRANË- Kreu i PUK Idajet Beqiri deklaroi në studion e Repolitix me gazetarin Denis Minga se 13 tetori ka rënë që sot pasi jemi jashtë çdo afati për regjistrimin e kandidatëve në zgjedhje.

Ai e quajti të gabuar vendimin e Gjykatës së Durrësit për të kthyer mbrapsht kërkesën e Valbona Sakos për të vërtetuar mandatin si kryebashkiake e Durrësit. Beqiri tha se Gjykata nuk ka të drejtë të hedhë poshtë vendimin e KQZ.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:12
Beqiri 'rrëzon' propozimin e Metës: 13 tetori ka rënë që sot (VIDEO)

Kreu i PUK Idajet Beqiri deklaroi në studion e Repolitix se 13 tetori ka rënë që sot pasi jemi jashtë çdo afati për regjistrimin e kandidatëve në zgjedhje.

"13 tetori është lojë. Edhe të duash ta pranosh, nuk ke kohë të bësh asnjë lloj regjistrimi. Koha iku. Edhe mundësi kohore nuk ka më. 13 tetori ka rënë që sot. Opozita duhet të bëhet serioze. Koha po ecën por opozita ka mbetur mbrapa", tha Beqiri.

Ora 21:55
Ndoka në Repolitix: Kemi akoma gjyqtar me integritet (VIDEO)

Kreu i PDK Nard Ndoka deklaroi në studion e Repolitix se vendimi Gjykatës së Durrësit tregoi se kemi akoma gjyqtar me integritet

"Gjykata kushtetuese është domosdoshmëri. Taulant Balla e sulmoi asaj. Ai duhet të thoshte se vendimi do apelohet. Por ne jemi politikanë primitivë për fat të keq duke nisur që nga Rama edhe pasuesi i tij do bëjë të njëjtën gjë. Vendimi i Gjykatës së Durrësit na tregoi se ka akoma gjyqtar me integritet. Ne akoma nuk kemi një vendim zyrtar të KQZ", tha Ndoka.

Ora 21:04
Kreu PUK: Gjykata e Durrësit gaboi rëndë, mori një barrë që nuk i takon (VIDEO)

Kreu i Partisë Uniteti Kombëtar Idajet Beqiri e quajti të gabuar vendimin e Gjykatës së Durrësit për të kthyer mbrapsht kërkesën e Valbona Sakos për të vërtetuar mandatin si kryebashkiake e Durrësit. Beqiri tha se Gjykata nuk ka të drejtë të hedhë poshtë vendimin e KQZ.

"Gjykata e Durrësit ka marrë një barrë që nuk i takon. Ka bërë një gabim të rëndë. Gjykata ka për detyrë vetëm të vërtetojë mandatin. E ka specifike çfarë vërtetimi kërkohet. Kushtetuta thotë se vërtetimi bëhet për moshë, veprat penale dhe pastërtinë e figurës dhe jo të thotë se vendimi i KQZ është i pavlefshëm. Si mund të fusësh si palë Bindjen Demokratike, kur kërkuesi është vetëm Valbona Sako", tha Beqiri.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • DO KARTE ME MUZIK: 18/07/2019 07:19

    O çfar tëmeri nard debil ndoka politikan. Me shkoll 8 vjeçare pa të mesme e me shkoll të lart o pik e zez çi ka gjet shqiptarët.

    Përgjigju
  • Tahiri: 18/07/2019 00:52

    13 tetori eshte dite ZGJEDHJESH POPULLI PO PREGATITET PER KETE DITE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen