TIRANË - Me nisjen e punës së Gjykatave Administrative, edhe Gjykata e Lartë ka ngritur Kolegjin e saj Aministrativ. Me anë të një deklarate për median, Gjykata e Lartë ka bërë të ditur se, “në bazë të urdhrit numër 241 datë 01 nëntor 2013 të Kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, u morën masat administrative të nevojshme, të cilat bëjnë të mundur riorganizimin kolegjeve të Gjykatës së Lartë”.
Gjykata e Lartë ka bërë të ditur se, “kryetari i Gjykatës së Lartë, pas konsultimeve me trupën gjyqësore, vendosi riorganizimin e përbërjes së kolegjeve të Gjykatës së Lartë, në përputhje me parashikimet e ligjit numër 8588, datë 15 mars 2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë” dhe Ligjit nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, të cilët mundësojnë krijimin dhe funksionimin e Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë”.
EMRAT E KOLEGJIT ADMINISTRATIV
Xhezair Zaganjori
Ardian Dvorani
Evelina Qirjako
Arjana Fullani
Andi Çeliku
Medi Bici
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com