TIRANË - Në më pak se dy ditë, në Gjykatat Administrative në rang vendi janë regjistruar dhjetëra padi, ku gjysma e tyre i përkasin, rregullimit të marrëdhënieve të punës.
Qytetarët shprehen se presin të shkurtohet koha e proceseve gjyqësore, ndërsa kancelari i Gjykatës Administrative në Korçë, thotë se pritet një fluks përsa i takon padive administrative.
E jo vetëm në kryeqytet por dhe në rrethet e tjera ka filluar funksionimi i gjykatës administrative. Kancelari i Gjykatës Administrative në Korçë, Aleksandër Dino, thotë se pritet që në ditët në vijim të ketë një rritje të numrit të padive.
Nisja e punës në 7 gjykatat administrative në rang qarqesh u vendos pak ditë më parë në mbledhjen e këshillit të lartë të drejtësisë, nga ku pritet që zvarritjet e proceseve gjyqësore për qytetarët të gjejnë zgjidhje në procese që zgjasin jo më shumë se 90 ditë.
Redaksia online
(ar/lx/ac/shqiptarja/com
/Shqiptarja.com