TIRANË - Gjykatësi Ervin Metalla për dy vrasje dënon ish-gardistin Ndrea Prendi dhe Agim Llupo me 4 vite burgim dhe reagon me shoqatën e drejtuar prej tij pas deklaratave të ambasadorit Arvizu me fjalët: "Retorika për sistemin e drejtësisë është mungesë totale respekti për punën e gjykatësve".
Gjykatësi Ervin Metalla i cili firmosi lirinë për Ndrea Prendin dhe Agim Llupon dy gardistët e akuzuar për vrasjen e protestuesve të pafajshëm në bulevard, rikthehet sërish në protagonist ku me anë të një deklarate për shtyp nga roli i kryetarit të bordit drejtues të unionit të gjyqtarëve ankohet për mosrespektim të punës së shumicës së gjyqtarëve.
“Retorika që po i paraprin kësaj pritshmërie, në disa raste shfaqet në mungesë të plotë respekti për punën e pjesës më të madhe të gjyqtarëve dhe gjyqësorit”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga bordi drejteus i unionit të gjyqtarëve.
Gjykatësi Metalla nuk ka mundur të përtyp një të vërtët të hidhur, por ka zgjedhur ti përgjigjet shqetësimit të ngritur pak ditë më parë nga ambasadori i shteteve të bashkuara të amerikës Aleksandër Arvizu duke apeluar për urtësi!
Arvizu duke cituar një raport të organizatës Tansparency International pak ditë më parë në një takim me kryeprokurorin Llalla u shpreh se “80% e shqiptarëve mendojnë se sistemti i drejtësisë është i koprruptuar”.
Reagimi i Metallës, i cili dënoi Prendin e Llupon në total për 2 vrasje me 4 vite burg a thua se kishin vjedhur një celular i shtohet atij të bërë pak kohë më parë, ku për të njëjtën çështje gjykatësi Besnik Hoxha dha pafajësinë për këta dy gardistë dhe sulmoi ambasadën amerikane për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

deklaratë kundër ambasadorit Arvizu">