TIRANE- Dy efektivë të repartit policor “RESI” kanë marrë në mbrojtje familjen e prokurorit të Tiranës Endri Bimi.
Vendimi për marjen e masave të sigurisë për prokurorin Bimi, ka ardhur menjëherë pas goditjes me çantë nga motra e të pandehurit Aldo Hoxha dhe kërcënimeve në sallën e gjyqit që janë bërë nga familjarët e Hoxhës, në adresë të prokurorit.
Endrit Bimi, gjatë leximit të konkluzjoneve përfundimtare i kërkoi gjykatës së Tiranës dënimin me burgim të përjetshëm për Aldo Hoxhën.
Ndërkohë, për pergjegjesinë e mosshmangies së kësaj përplasjeje, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Artur Zoto, ka liruar nga detyra përgjegjësin e policisë.
Gjykata e Tiranës paraditen e 4 dhjetorit, pritet të shpallë vendimin përfundimtar ndaj Hoxhës, i akuzuar për vrasjen e Fatbardha Tafës, të cilën sipas akuzës e sulmoi për t’ia marrë varësen e floririt.

(Në foto: Endri Bimi,prokurori i Aldo Hoxhës)
(Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com