Gjykoi ndeshjen Shqipëri-Izrael
kush është arbitri Deniz Aytekin

Gjykoi ndeshjen Shqipëri-Izrael<br />kush është arbitri Deniz Aytekin
Arbitri turko-gjerman, Deniz Aytekin, është personazhi më i urryer në mbarë hapësirën shqiptare, pas vendimeve tendencioze gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës, "Rusi 2018".
 
Vendimet e tij janë cilësuar të çuditshme dhe në dëm të kombëtares shqiptare si nga opinioni sportiv brenda vendit ashtu edhe ai ndërkombëtar.
 
Por kush është arbitri turko-gjerman?
 
Deniz Aytekin ka lindur më 21 korrik të vitit 1978. Ai është arbitër gjerman me origjinë turke, i cili jeton në qytezën Oberasbach të Bavarisë. Aytekin, 38-vjeç arbitron në Bundesliga nga viti 2008-ë, ndërsa prej vitit 2011-ë, është arbitër i FIFA-s. Turko-gjermani renditet edhe ndër arbitrat elitarë të UEFA-s.  
 
Krahas angazhimit si arbitër profesionist i FIFA-s, Aytekin menaxhon edhe një biznes privat në Oberasbach.  

Nuk dihet ende nëse Federata Shqiptare e Futbollit do të bëjë ankesë në FIFA ndaj vendimeve të gjyqtarit Deniz Aytekin. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve