Gjykon Nuredin Dumanin dhe 19 të tjerë, SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Entela Shedula, lidhje familjare me avokatin e Gentian Sharrës

Gjykon Nuredin Dumanin dhe 19 të tjerë, SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Entela Shedula, lidhje familjare me avokatin e Gentian Sharrës

Foto: Gjyqtarja Entela Shedula

TIRANE- SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Entela Shedula nga gjykimi i çështjes ndaj Nuredin Dumanit dhe të pandehurve të tjerë të dosjes “Plumbi i artë”.

 Kërkesa e SPAK vjen pas 2 kërkesave të rrëzuara nga vetë avokatët, me qëllim zgjidhjen e konfliktit të interesit mes gjyqtares Shedula dhe njërit prej avokatëve të të pandehurit Gentian Sharra, për shkak të një lidhjeje familjare mes të dyve.

SPAK kërkon t’i jepet përparësi avokatit të zgjedhur nga vetë i pandehuri. Për shkak  të këtij konflikti procesi ndaj 20 personave te operacionit “Plumbi i artë” ka mbetur ende  në seancën e parë ku palet kanë paraqitur kerkesat paraprake.

Seanca e radhës u la në 10 maj, pasi per kete kerkesë pritet të shprehet  nje tjeter trup gjykues.

Kujtojmë se  GJKKO ka dërguar për gjykim çështjen ndaj Nuredin Dumanit dhe 19 të akuzuarve të tjerë për ngjarje të rënda kriminale në kuadër të dosjes ‘Plumbi i Artë', si grupi i strukturuar kriminal, vrasje me pagese, vrasje, trafik droge, vendosje tritoli në banesa, grabitje etj

Dëshmitë e të penduarit Nuredin Dumani zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022.

    M.Q./S.G/Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      27 Nëntor, 11:43

      Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



    ×

    Lajmi i fundit

    Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

    Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion