TIRANE-Partia Socialiste reagoi sot ndaj qëndrimeve të vazhdueshme të opozitës, sipas së cilës, prishjet selektive nga INKU, po lënë pas një padrejtësi revoltuese.
Në një deklaratë për mediat, deputetja e PS-së Blerina Gjylameti shprehu keqardhje që opozita në mënyrë të përsëritur zgjedh të rreshtohet në krah të informalitetit, të ndërtimeve pa leje e të shkatërrimit të pronës publike në kryeqytet.
"Mjafton të shohësh bilancin e punës së INUK gjatë këtyre muajve për të kuptuar se ç'përmasa të turpshme kishte marrë abuzimi me hapësirën publike në Tiranë nën qeverisjen e Lulzim Bashës. Plot 1400 objekte të paligjshme janë prishur deri më sot duke çliruar mbi 98 000 metra katrorë hapësirë publike, në zonën e Brrylit, Xhamllëkut, Unazës, oxhakut, Kinostudios, Porcelanit, Mine Pezës, Don Boskos e Muhamet Gjolleshës. 98 000 metra katrorë hapësirë publike, kjo është shifra e abuzimit me territorin nën drejtimin e Lulzim Bashës", deklaroi përfaqësuesja e maxhorancës.
Duke përgënjeshtruair akuzat e PD-së për prishje selektive, Gjylameti tha se në asnjë rast të vetëm nuk është lënë pa shembur ndonjë objekt i ndërtuar në mënyrë të paligjshme.
Sipas saj, të vetmet ndërtime që nuk janë prishur në këtë fazë janë ato që janë legalizuar nga qeverisja e mëparshme, duke u dhënë shkelësve të ligjit tapi për hapësirat publike. Në përfundim, deputetja Gjylameti tha se nuk është faji i INUK që vizioni i vetëm i Partisë Demokratike për zhvillimin e kryeqytetit janë ndërtimet pa leje dhe zaptimi i hapësirës publike.
Në një deklarate sot per mediat nga selia blu, deputeti Gent Strazimiri akuzoi se prishjet e ndërtimeve janë selektive ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të kundërshtojnë dhunën dhe arrogancën e qeverisë./ATSH/
/Shqiptarja.com