Gjyqet e Arbitrazhit Ndërkombëtar
Buxheti humb edhe 210 mijë euro

TIRANE - Në dy vendime të ndryshme, Këshilli i Ministrave ka vendosur që, për vazhdimin e gjyqeve të Arbitrazhit lidhur me çështje tregtare, të disbursojë nga buxheti i shtetit edhe 210 mijë euro të tjera për shërbime akovatore.

Vendimi i parë ka të bëjë më gjyqin e ngritur kundër shtetit shqiptar nga kompania greke e hidrokarbureve Mamidoil. VKM vendos që Ministrisë së Drejtësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2013, t’i shtohet fondi 122.500 eurosh, për të përballuar pagesat e tarifave avokatore të përfaqësimit (kësti i pestë), për çështjen e arbitrazhit ndërkombëtar.

Ndërkohë, një gjyq i dytë është ai ndaj kompanisë së lojrave të fatit Burimi Eagle Games. VKM i akordon ministrisë së Drejtësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2013, shtesë fondi prej 87.500 eurosh, për të përballuar pagesat e tarifave avokatore të përfaqësimit (kësti i gjashtë dhe i fundit), për çështjen e arbitrazhit ndërkombëtar “Burimi s.r.l. & Eagle Games sh.a., kundër Republikës së Shqipërisë”, që zhvillohet në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve nga Investimet (ISCID).

Këto shpenzime përballohen nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Synohet mbledhja e 650 mln eurove të ardhura

Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Synohet mbledhja e 650 mln eurove të ardhura