Gjyqet e komunizmit, ja si u dënuan shqiptarët nga diktatura!

Si janë shfaqur të dënuarit e këtyre gjyqeve në foto?! A ishin këto gjyqe skena teatrale në fotografi? Të ftuar në Report TV në Emisionin Esencë që drejtohet nga Gazetari Eljan Tanini, Zef Paci, Luçjan Bedeni dhe Lekë M Gjeloshi. Të ftuarit treguan gjendjen e fotografive të vuajtjes në ato çaste mes jetës dhe vdekjes. Më poshtë pjesë nga biseda në studio.  

Tanini: -Çfarë është kjo frikë në foto?

Luçjan Bedeni: -I jemi referuar imazheve për të bërë këtë ekspozitë nga arkivi i Agjensisë Telegrafike Shqiptare, edhe si një vemendje, si nje qasje e Muzeut Marubi për arkivat e tjera. Vendet ku janë bërë keto gjyqe tregojne ankth, spektaklin e ankthit. Janë disa teatro të ndryshëm.

Lek M Gjeloshi: -Puna kërkimore ka qenë e barabartë. Eshte punë e madhe edhe nga arkivisitët e ATSH-së. Janë foto që nuk i keni parë në këtë kualitet ekspozimi.

Zef Paci: -Ka qenë një punë kërkimore në vite, janë imazhe që kanë bërë përshtypje. Fotot e ekspozuara janë përqendruar në vitet 1944-1945-1961. Janë imazhe që të godasin. Ne kemi vazhduar të kërkojmë edhe më shumë, përtej. Na ka bërë shumë përshtypje se në albumet e tjerë njerëzit pozonin, në çdo cak të jetës. Momenti i rrallë në këto krehje që kemi bërë ne, është se në këto albume të gjyqeve njerëzit nuk pozonin. Nuk kishte trukime. Paradoksi ishte se kjo gjë ndodhte në një vend fiksioni. Të Tiranës dhe Shkodrës, në një kinema ose teatër

Tanini: Duket se është e njëjta dorë fotografie. Duhet të duket populli nga pas

Luçjan Bedeni: Musine Kokalari është ë vetmja grua në ekspozitë, shumë figura janë ende jo të njohura mirë, nuk janë hulumtuar siç duhet

Lek M Gjeloshi: Është shumë e rëndësishme për opinionin publik, kjo është një ekspozitë fotografie

Lek M Gjeloshi: -Ne kemi lënë jashtë shumë gjyqe të tjera, ka gjyqe që kanë violencë estetike. Është fotografia ajo që rifutet në akt me dëshminë e saj. Ka gjyqe që nuk e mbanin shqetësimin estetik të gjallë

Zef Paci: -Shumica e rasteve, ¾ e fotove janë në këto pozicione. E rëndësishme është që fotografi të ishte atje, e jo të bënte manipulime. Njerëz që kërkojnë të mbrohen në një vend të fiksionit. Në këto kinema është luajtur në fillim jeta dhe vdekja. Në 150 foto vetëm një e sheh fotografin, nuk e di a e sheh apo është i përhumbur, quhet Stefan Bumçi

Lek M Gjeloshi: -Musine Kokalari, Stefan Bumçi dhe prokurori Aranit Çela jane tre nga fotot më kryesore. Këtë sensasion gati hipnoze na kanë shkaktuar këto foto

Zef Paci: -Hasim gjeste, rropatje që nuk janë një, por qindra

Eljan Tanini: -Duket sikur janë të gjithë njësoj, kanë të njëjtën frikë, si martirë, e që tani pas fotos do të ndodhë diçka

Lek M Gjeloshi: -Fotografia tregon gati gati një strukturë racionaliste

Tanini: Këto foto kanë shëtitur në shtypin e kohës?

Luçjan Bedeni: Shumë nga këto imazhe-foto, janë botuar në shtypin e kohës. Këto foto janë fillimet e propagandës. Një gjyq i fotografise së gjyqeve

Zef Paci: Pas këtyre viteve nuk i kanë nxjerrë më gjyqet, në ATSH jo. 29 Dhjetor 1944, këto foto kanë të bëjnë me krijimin e Zyrës së Shtypit, ATSH e sotme. Prandaj edhe ne e hapëm ekspozitën më 29 Dhjetor. Progonati e të tjerë kanë punuar në ato fillimet e para të ATSH-së. Mund të jenë një grup fotografësh që mësuan në Bashkimin Sovjetik

Tanini: -El Greko dhe Goja do i kishin zili këto imazhe!

Luçjan Bedeni: -Një dorë të rëndësishme në krijmimin e këtij institucioni luajtën edhe jugosllavët, ata edhe kanë filmuar gjithashtu. Ekspozita, pse jo, mund të vijë edhe në Tiranë. Jemi duke punuar për ekspozita tepër unike. Sami Çeribashi, njihet si procesi kundër opozitës.

Sjellim këtu në vemendje:

Sami  Çeribashi  (shkruhet dhe Qeribashi) ishte ndër figurat kryesore të opozitës shqiptare të pasluftës, e paimplikuar me regjimin komunist dhe as me regjimet fashiste gjatë luftës. U arrestua në mars 1946. I martuar me 5 fëmijë.

Gjithashtu, ndër të tjerë, nuk mund të mos përmendim edhe:

Patër Anton Harapi, më 6 ose 8 qershor 1945 arrestohet kur ishte duke u lutur. Me vendim të datës 19 shkurt 1946 të Gjykatës Speciale në Tiranë, shpallet si kriminel lufte dhe armik i popullit, sabotator i pushtetit. U dënua me pushkatim dhe u ekzekutua të nesërmen  me 20 shkurt 1946. Nuk dihet vendi ku iu varros trupi.

Lek M Gjeloshi: -Jemi në Kinema Tomorri, vende që nuk janë më. Ka filluar një proces gati kafkian. Duket gati si një inskenim filmik. Gegë Marubi e ka fotografu Gjyqin e Popullit.

Ja si u dënua një ministër që ishte edhe kryeministër:

Maliq Bushati, Ministër i Punëve të Brendshme (prill 1939), Kryeministër i Shqipërisë (12 shkurt-12 maj 1943).  U pushkatua më 20 shkurt 1946. Ende sa pa mbaruar gjyqi, më 15 janar të vitit 1946, Komiteti Ekzekutiv i K.N.Ç. të Nënprefek-turës së Durrësit urdhëroi sekustrimin e gjithë pasurisë së tij.

Zef Paci: -Ngjajnë si poza teatrale, kjo ekspozitë është një enciklopedi veprimesh

Lek M Gjeloshi: Toga e pushkatimit nazist, në çastin kur jepte urdhërin për zjarr thoshte ‘AKSION’, një farë barazie me këto çaste.

Shefqet Beja arrestohet në gjyqin e parë që njihet si grupi i deputetëve dhe pas disa muajsh hetim dhe gjykim, dënohet me vdekje, varje. Procesi i njohur  si “Gjyqi i Deputeteve” u zhvillua në 27 shtator 1947 në sallën e kinemasë “17 Nëntori”.

Ajo ishte e vetmja grua në gjyqin e llojit të saj:

Musine Kokalari, më 23 janar 1946  arrestohet. Kishin kaluar 13 ditë nga arrestimet e grupeve, të cilësuar nga regjimi si të rezistencës dhe grupet zogiste. Seanca e parë e gjyqit u mbajt më 2 qershor 1946.  Gjyqi do të zgjaste plot dy javë.

Luçjan Bedeni: Ekspozita ka pasur shumë vizitorë, një here në tre muaj te Marubi në Shkodër do të gjeni ekspozita të reja

Essencë, çdo të Mërkurë ora 23:00 dhe çdo të Premte ora 21:00 në ekranin e Report Tv.

E.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë