Gjyqet, ping-pong, avokatë e
gjyqtarë akuzojnë njëri- tjetrin

Gjyqet, ping-pong, avokatë e<br />gjyqtarë akuzojnë njëri- tjetrin
Fajësia e shtyrjes së seancave gjyqësore është kthyer në një lojë ping-pong mes gjykatës dhe avokatëve. Akuza të ndërsjellta nga të dyja palët për një çështje mjaft problematike. Për këtë temë flet edhe avokati Remzi Konari, mbrojtës kryesisht në disa prej gjyqeve më të bujshme. Sipas mbrojtësit Konari problemi për këtë çështje qëndron tek avokatët e zgjedhur. "Janë pikërisht avokatët e zgjedhur që nuk paraqiten në seancë gjyqësore, duke u bërë shkas shtyrje. Ne caktohemi nga gjykata për të ndjekur një proces. Por nuk mund të fajësohemi si përgjegjës për zvarritjen e gjyqeve.

Është vetë gjykata që nuk njofton për ditën kur duhet të paraqitemi. Faktin e vetëm se nuk ka adresat tona të sakta", shprehet avokat Konari. Ndërsa pyetjes se gjykata akuzon Dhomën e Avokatisë për mosveprim dhe mosmarrjen e masave për ndëshkimin e avokatëve, mbrojtësi Konari përgjigjet se në lidhje me Avokatët Kryesisht është Dhoma e Avokatisë që nuk i njofton, pasi nuk i ka regjistruar duke mos pasur asnjë të dhënë të saktë apo adresë. Një çështje tjetër problematike është mos shlyerja e detyrimit monetar ndaj Avokatëve Kryesisht.

I pyetur për këtë çështje avokati Remzi Konari pohon se ende nuk është paguar dhe për këtë çështje nuk ka asnjë lloj reagimi. "Është një skandal i vërtetë kjo që po ndodh. Unë personalisht nuk jam paguar ende për seancat gjyqësore që kam mbuluar tek Banda e Durrësit dhe Banda e Cërrikut. Gjithashtu nuk më janë dhënë lekët për 90 seanca gjyqësore që kam ndjekur te dosja e Dritan Dajtit. Por për këtë çështje askush nuk reagon. Jemi drejtuar edhe tek Ministri i Drejtësisë për këtë problem, por nga ai nuk ka ende ndonjë përgjigje.

Është shumë shqetësuese kjo situatë, ndonëse unë zbatoj ligjin", tregon mbrojtësi Konari. "Pagesa e një Avokati Kryesisht është e ulët. Është e turpshme vlera e saj monetare, dhe dëmi që i shkaktohet avokatëve duhet ti kompesohet nga shteti.
Për të njëjtën punë dëmi në kurriz të një avokati të caktuar është vetëm 20%, ndërsa për ne Avokatët Kryesisht është rreth 100%. Në vend që dëmi të shkonte për shtetin, rëndon mbi avokatët dhe kjo nuk është e drejtë", ka përfunduar fjalën e tij avokati Remzi Konari. Ndërkohë që sipas kryetarit të Krimeve të Rënda Dhoma e Avokatisë është treguar neglizhente duke mos ndëshkuar asnjë avoakt problemtik për shtyrjen e seancave gjyqësore. Sipas Sandër Simonajt gjyqi i Dajtit është bllokuar duke u kthyer në një ngërç për drejtësinë.

shkrimi u publikua në gazeten Shqiptarja.com, date 1 nentor

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së, tensione te rruga e Elbasanit! Noka godet me grusht efektivin e policisë

Protesta e PD-së, tensione te rruga e Elbasanit! Noka godet me grusht efektivin e policisë