Gjyqi Admir Tafilit
Mbrojtja: Të përjashtohet trupi gjykues

Gjyqi Admir Tafilit<br />Mbrojtja: Të përjashtohet trupi gjykues
SHKODER- Shtyhet në Shkodër seanca e rradhës në ngarkim të Admir Tafilit. Ndërprerja e seancës është kërkuar nga kreu i trupit gjykues Ken Dhima pas një kërkese të palës mbrojtëse për përjashtim të trupës gjyqësore nga kjo cështje.
Avokatët mbrojtës të Tafilit kërkuan që seancë të zhvillohej me dyer të mbyllura, kjo kërkesë u refuzua nga gjykata. Vendimi acaroi mbrojtjen e Tafilit e cila më pas paraqiti një tjetër kërkesë përjashtimin e trupës gjyqësore.
Organi i akuzës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Admir Tafilin I cili akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese pasi në Mars të 2011 ai ekzekutoi dy vëllezërit Pjetrushi.
Vetë Tafili nuk ka qënë asnjëherë I pranishëm në seancë që në nisje të gjykimit të tij.
Ai është përfaqësuar nga avokati I tij mbrojtës Alfred Pjetrani.
Kërkesën për përjashtim të trupës gjyqësore avokati mbrojtës I Tafilit e ka kërkuar edhe kur iu refuzua një tjetër kërkesë për gjykim të shkurtuar.
Në Mars te 2011, Admir Tafili u arratis nga burgu, ku vuante dënimin për plagosje dhe kreu vrasjen e dy vëllezërve si hakmarrje ndaj vrasjes së babait.
(en/ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Krizë trafiku dhe…TikToku, jo krizë politike

Skënder Minxhozi: Krizë trafiku dhe…TikToku, jo krizë politike