TIRANE-  Dhoma penale e Gjykatës së Tiranës ka vendosur sot të caktojë një ekspert psikiater ligjor për të analizuar shëndetin e të pandehurit të drejtësisë Ardian Prrenjasit, i njohur ndryshe si ‘monstra i Laprakës”

Ardian Prrenjasi akuzohet nga drejtësia shqiptare për marrëdhënje homoseksuale me të mitur kryer me dhunë dhe heqje e paligjshme të lirisë, pasi pak kohë më parë ka abuzuar me minorenin me iniciale A.D.

Prrenjasi asokohe u arrestua nga blutë e tiranës, por dhe pse u arrestua dhe për zhdukjen e 11 vjeçarit Julian Çela zyrtarisht prokuroria nuk mundi ta provojë këtë akuzë, ndërsa ende nga 11 vjeçari Çela ska asnjë gjurmë.

Eksperti i caktuar nga gjykata seancë e sotme, kërkoi një muaj kohë para kryesueses së trupit gjykes Ardiana Bera për të hartuar një raport i cili do hedhë dritë mbi gjëndjen mendore dhe psiqike të Ardian Prrenjasit.

Në seancën e sotme ka dëshmuar një koleg.

“Ishte person i rregullt. Dy dite para ngjarjes na tha që kishte dhimbje stomaku, u bëmë merak njoftuam policinë dhe me pas nuk dim gjë.”- tha ai.

Mjeku kërkoi një muaj kohe per te hartuar raportin dhe për këtë gjykata shtyu seancën.
 
Prrenjasi përballet me dy akuzat e “Marrëdhënje homoseksuale me të mitur” kryer me dhune dhe “Heqje e paligjshme e lirisë".

(sg/shqiptarja.com)