Gjyqi i deputetëve ’47, 90% i
manipuluar, torturat e tmerrshme

Gjyqi i deputetëve ’47, 90% i<br />manipuluar, torturat e tmerrshme<br /><br>
70 vjet nga ekzekutimi i grupit të deputetëve, dënuar nga gjyqi politik i shtatorit të vitit 1947, studiuesi Kastriot Dervishi ka sjellë një varg dokumentesh e dëshmish të reja për manipulimin e procesit pas përdorimit të torturave të tmerrshme. 

Me 27. shtator 1947 në sallën e kinemasë “17 Nëntori”, Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake shpalli vendimin e dënimit të grupit të Deputetëve të Legjislacionit të parë të zgjedhur në vitin 1945, dhe shumë intelektualëve të tjerë, cilësuar si bashkëpunëtorë të tyre. Trupin gjykues e caktoi Komiteti Qendror i PKSH-së. Prokuror i përgjithshëm ishte Josif Pashko, ish-zv/komisar gjatë luftës dhe kryetar i gjyqit Niko Çeta , kreu nr. 2 i Sigurimit të Shtetit, me shkollë fillore dhe me profesion Furrxhi. Të dënuarit prej tyre me varje, pushkatim e burgime të rënda ishin të gjithë personalitete dhe përfaqësues të elitës me prirje perëndimore në Shqipërinë e pas luftës.

TE DENUARIT

Shefqet Beja deputet, pjesëmarrës aktiv në Lëvizjen Nacionalçlirimtare, dënohet me vdekje varje. Sheh Ibrahim Kurbunara deputet,  një ndër firmëtarët e  Shpalljes së Pavarësisë, dënohet me vdekje varje. Dr. Enver Sazani deputet, Drejtor i Spitalit Ushtarak, dënohet me vdekje pushkatim. Salaudin Toto deputet, themelues i Institutit të Shkencave Shqiptare dhe kryetar i parë i këtij Instituti,  dënohet me vdekje pushkatim. Irfan Majuni deputet, nëpunës në Tiranë, dënohet me vdekje pushkatim. Sulo Ismail Klosi diplomuar në Fakultetin e Gjeologjisë së Naftës në Strasburg, kryeinxhinier në Rubik, dënohet me vdekje varje. Riza Alizoti diplomuar në Oksford, specializuar për shfrytëzimin e minierave në Strasburg, dënohet me vdekje varje. Salim Kokolari pedagog në Liceun Francez në Gjirokastër, mbështetës i Luftës Nacionalçlirimtare, dënohet me vdekje pushkatim. Muhamet Prishtina, djali i patriotit Jahja Prishtina, dënohet me vdekje pushkatim. Tefik Deliallisi me profesion mësues, dënohet me vdekje pushkatim. Hysen Shehu djali i Sheh Ibrahim Kurbunarës, dënohet me vdekje pushkatim. Beqir Çela me profesion mësues, dënohet me vdekje pushkatim. Abdyl Kokoshi  diplomuar për Drejtësisë, dënohet me vdekje pushkatim. Pertef Karagjozi me profesion nëpunës Tiranë, dënohet me vdekje pushkatim. Agathkli Xhitami me profesion notar , dënohet me vdekje pushkatim.

Pjesëtarët e tjerë të këtij gjyqi deputetë dhe mbështetës të tyre u dënuan me burgime të rënda, e madje mes tyre pati edhe të vdekur nën tortura si rasti i Baba Myrteza Pajës. Burgosja dhe dënimi i deputetëve dhe intelektualëve bëhej në momentin kur Kuvendi Popullor duhej të ratifikonte Konventën Jugosllave dhe prononcimin e drejtimit të politikës së jashtme dhe të brendshme si prolindore me Bashkimin Sovjetik në krye. Për këtë arsye kërkohej eliminimi i intelektualëve nacionalist me kulturë perëndimore e veçanërisht të Deputetëve që mund të votonin kundër Konventave Sovjetike e Jugosllave dhe do të mundë të rrezikonin ratifikimin e tyre.

MANIPULIMET E PROCESIT

Mbi këtë process të bujshëm, këto ditë me rastin e 70-vjetorit të gjykimit dhe dënimit të deputetëve janë publikuar edhe mjaft fakte, dokumente e dëshmi të reja e të panjohura. Studiuesi Kastriot Dervishi publikoi disa anë të panjohura të këtij procesi gjyqësor, ku dëshmohet përmes dokumenteve se ai ishte një proces i manipuluar dhe  me dëshmi të marra nën torturë dhe që e vërteta e tij duhet zbardhur.

”Pjesa më e madhe e procesit hetimor dhe atij gjyqësor ndaj grupit të parë të deputetëve është e manipuluar nga hetuesia… Gjatë procesit gjyqësor kundër 24 të pandehurve, hetuesia ka mundur të vendosë të dhëna të paqena ndaj 20 personave, të cilët i ka vendosur edhe kundër njëri-tjetrit. Pra vetëm me deklarimet e 4 personave, defekte të tjera të hetimit si dhe me integrimin me proceset e tjera arrihet tek e vërteta…” shkruan studiuesi Dervishi. Ai sjell shembullin e Foto Balës një nga bashkëkohësit e Enver Hoxhës, I cili në deklarimin e datës 8 shkurt 1947, pra një muaj pas arrestimit, thotë se çdo gjë që ka nënshkruar deri atë çast ishte fryt i “imagjinatës së ndezur prej torturave të vazhdueshme”.

Dy prova të tjera në lidhje me manipulimin e procesit hetimor-gjyqësor në lidhje me "grupin e deputetëve" vijnë nga dy oficerë hetues.  Njëra nga dëshmitë, sipas studiuesit Kastriot Dervishi, për ironi të fatit është marrë nga prokurori i procesit, Josif Pashko.

Hetuesi i parë dëshmon:
Në procesin e deputetëve punët nuk shkonin mirë, pasi procesi nuk kombinohej. Nga ana e të pandehurve kishte mjaft qëndresë. Gjyqi u vendos të bëhej shumë shpejt pa pasur argumentin e bërë për fajësinë e tyre. Drejtoria vendosi të marrë deklarata nga personat që njihnin apo dinin diçka nga aktiviteti i Shefqet Bejës, Selaudin Totos etj. Vaska më jep një listë emrash dhe më thotë që nga këta të merrja deklarata që të vërtetohej fajësia e deputetëve.
Asnjë proces nuk bëhej pa sugjerime. Irfan Majuni gjatë gjithë procesit nuk tregoi asgjë rreth aktivitetit të tij, përveç disa deklaratave me anën e të cilave do të dilte në gjyq. Si akuza do të mjaftonin thëniet e Tefik Deliallisit. Pasi u pyet Tefiku, para se të fillonte seanca e dytë e gjyqit, Irfan Majunit iu bë agjitacion nga ana ime, duke i thënë se po të tregonte, do të kishte lehtësira, por, megjithëkëtë, ai nuk u bind. Kur erdhi Nesti për të vizituar të burgosurit, prania e tij bëri që Irfani të pranonte fajësinë, d.m.th. ai pranoi gjithçka tha Tefiku”.

Oficeri Foni Qirko dëshmon:
Gjatë viteve 1947-1948... “Kam parë disa procese që ishin krejt ose pjesërisht falso. Kështu procesi i Kolë Kuqalit është bërë nga hetuesit e Sigurimit pasi ai kishte vrarë veten dhe që në hetuesi nuk kishte deponuar gjë. Po kështu procesi i Baba Myrteza Krujës, gjithë pjesa që flet për aktivitetin e tij pas çlirimit është shtuar nga hetuesit e Sigurimit pas vetëvrasjes së tij….

 …në Gjirokastër, i pandehuri Agathokli Xhitoni, i cili në Tiranë me gjithë torturat për 3 muaj rresht, nuk kallëzoi asgjë, arriti që atje që bëjë për veten e tij një proces komplet dhe të ngarkohet nga organet e Sigurimit që t’u përgatisi komplet proceset të arrestuarve të tjerë duke i premtuar këtij lirimin nga burgu…”

Sipas studiuesit Kastriot Dervishi ajo që duhet theksuar për procesin ndaj grupit të deputetëve dhe intelektualëve të tjerë është përdorimi i torturave të tmerrshme.

“Gjatë periudhës së hetimit vdiqën nga torturat e rënda, këta të pandehur:

-Ali Begeja, ish kryebashkiak i Tiranës (procesi i parë), vdiq më 18.8.1947. Për të u shkrua se gjoja “vdiq në burg duke u hedhur nga dritarja”.
-Stanislav Zuber (procesi i parë), për të cilin mungon data e saktë e vdekjes, pavarësisht se të dhëna të ndryshme ka.
-Ferit Hysenbegasi, jurist (procesi i dytë), 17.9.1947
-Avdul Bani (procesi i dytë), roja i Islam Radovickës

Studiuesi Dervishi thekson se “për këtë arsye procesi hetimor dhe ai gjyqësor është në masën 90-95% i pavërtetë dhe i manipuluar, dhe kjo për shkak të torturave të paimagjinueshme ku më kryesorja ka qenë ajo e prerjes së mishit.

 

Lista e torturave

1-Jeleku (tortura më e tmerrshme, njeriu lidhet pas një huri dhe merr pamjen e një qingji që piqet në hell).
2-Kamxhiku dhe druri.
3-Të lënët pa bukë, pa ujë, pa gjumë dhe më këmbë me ditë të tëra.
4-Korrenti elektrik deri sa i binte të fikët.
5-Hedhja në qafë e zinxhirëve me peshë të rëndë.
6-Lidhja me duar nga pas në dritare ose në ndonjë dru varur deri sa t’i priten gishtat.
7-Thyerja e kockave dhe ndukja e mishit me darë (kjo u përdor sidomos pas dënimit me vdekje të Shefqet Bejës dhe kundra tyre).
8-Kripa në gojë.
9-Shpifnim gjoja sikur do të ekzekutoheshin ose do të vareshin dhe u shtihej në ajër ose shpiheshin te litari.
10-Tortura morale në lidhje me familjen: do të burgosim, do të t’i vrasim, bile në Shkodër për të thyer rezistencën e Dulo Kalit shpunë në një dhomë ngjitur me të dy të b burgosura vajza dhe dy të burgosur burra dhe ato bënë gjoja sikur ishin vajzat e tij dhe i kishin prurë t’i çnderuar 
11-Futja kokëposhtë në vozë plot me ujë.
12-Një herë Myftar Tarja (hetues-shënim) i futi një Toptanit nevojë në gojë dhe çorape të palara.
13-Djegia e mishit me cigare. Në fund kundra një provokatori të Kukësit i është hedhur alkool në duar ose në leshra dhe i vihesh shpyrtua.
-Gjellë me kripë e lënia pa ujë.
-Futje në ujë dhe lënie me tesha të lagura në dimër.
-Pakësim i ushqimit gradual për të vdekur brenda 1 ose 2 vjetëve
-Lënia pa gjumë në këmbë.

 

deputetet

 

deputetet

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Ishin duke festuar në një lokal të Rruga Kavajës, plagosen me armë zjarri 3 të rinj! Në kërkim shoku i tyre

Ishin duke festuar në një lokal të Rruga Kavajës, plagosen me armë zjarri 3 të rinj! Në kërkim shoku i tyre