Në mbledhjen e ditës së premte, KLD ka vendosur që gjyqtarët Marjana Raboshta, Hajrie Muçmata, Aleks Nikolla, Luan Dervishi dhe Selman Kryeziu të jenë 5 gjyqtarët të cilët do të gjykojnë dosjen e Dritan Dajtit.
Në Apel dosja "Dajti" u rikthye pas vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, e cila prishi vendimin e Apelit të Krimeve të Rënda që la në fuqi dënimin e Dajtit me burgim të përjetshëm.
Pesë gjyqtarët e Gjykakës së Shkodrës janë deleguar te Krimet e Rënda, pasi gjyqtarët aktual e kanë gjykuar njëherë dosjen e Dritan Dajtit, duke e dënuar atë me burgim të përjetshëm dhe sipas ligjit ata nuk mund të japin sërish vendim.
Ndërkohë, në fillim të muajit të ardhshëm pritet të zhvillohet seanca në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda.
Dritan Dajti akuzohet për vrasjen e katër efektivëve të policisë në vitin 2009, gjatë një operacioni për arrestimin e tij në plazhin e Golemit, në Kavajë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com