Gjyqi i Metës, Braho akuzon
e polemizon me Dvoranin
Rubrika Lunch.com, e gazetares Mira Kazhani në gazetën “shqiptarja.com” me gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani, ka shkaktuar reagimin e një prej avokatëve të Ilir Metës, eksponent i lartë i LSI. Braho ka zgjedhur të polemizojë dhe të akuzojë gjyqtarin Dvorani se ndonjëherë “mund të ketë ngrënë ndonjë lugë çorbë të prishur”.( ne foto Spartak Braho, Ardian Dvorani)
TIRANE- Rubrika Lunch.com, e gazetares Mira Kazhani në gazetën “shqiptarja.com” me gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani, ka shkaktuar reagimin e një prej avokatëve të Ilir Metës, eksponent i lartë i LSI, Spartak Braho, polemikë në gazetën Mapo në numrin e djeshëm të saj.
Edhe pse zoti Braho nuk e përmend se ku është botuar biseda e gjyqtarit Dvorani me gazetaren, ai ka zgjedhur të polemizojë dhe të akuzojë gjyqtarin Dvorani se ndonjëherë “mund të ketë ngrënë ndonjë lugë çorbë të prishur”.
“Mundet që zoti Dvorani vuan në subkoshiencën e tij “të bërit pis”. Ndoshta mundet ti ketë ndodhur atij, ashtu siç thotë populli, që të ketë gëlltitur dikur një lugë çorbë të prishur dhe e vjell pastaj tërë jetën. Kjo lugë çorbë mund të jetë gatuar edhe me karrota politike, kur ai u rreshtua në tryeza partiake që janë të papranueshme për një pjestar të një pushteti të pavarur nga politika, jashtë etikës dhe betimit kushtetues së detyrës së një gjyqtari”, shkruan Spartak Braho.
Ndërkaq, konstatimit të gjyqtarit Dvorani se “procesi gjyqësor do të ishte më dinjitoz po të kishte vazhduar, Spartak Braho i përgjigjet:
“Si mund ti besosh këtij gjykatësi me deklarata të tilla kur vetë ai e kishte në dorë vendimin “dinjitoz” sic shprehet. Kam të drejtën morale qytetare dhe profesionale ta pyes gjykatësin që pasgjykon vendimin unanim të kolegjit penal të Gjykatës së Lartë: Përse ju nuk dhatë qëndrimin tuaj kundër me atë të dhënë nga kolegët e tu kur ju vetë e drejtuat këtë proces?”
Mandej, avokati Spartak Braho pranon se sistemi i drejtësisë ka probleme “por nuk mendoj si ju zoti Dvorani që të gjithë gjyqtarët janë bërë pis, vetëm se nuk përdoren si marioneta politike e ti shërbejnë një politike të caktuar”.
(ab/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.4%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7841
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm
24 Nëntor, 17:37
-
VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City
24 Nëntor, 17:33
-
GOLAT/ 'Faraoni' Salah nderon Liverpoolin, nis shkëputja në krye të Premier League! Luhet Ipsuich - Man. United
24 Nëntor, 17:31
-
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e Trump
24 Nëntor, 17:30
-
Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht
24 Nëntor, 17:21
-
Njerëzit e krimit protestojnë për takimin e Ramës në Londër
24 Nëntor, 17:17
-
Kreshnik Spahiu në Report TV: “Paketa e maleve” pozitive, por jo të gjithë emigrantët mund bëjnë bujtina apo hotele! Duhen oferta për kthimin e profesionistëve
24 Nëntor, 17:06
-
Shkup/ Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
24 Nëntor, 17:00
-
VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon dhe i jep tri pikë Lille
24 Nëntor, 16:44
-
Spahiu: Antimitingu me 100 veta shumë i vogël, prisja më shumë emigrantë kundër...
24 Nëntor, 16:42
-
Shirat mbushin liqenin e Fierzës me plehra! Peshkatarët: Pasojë e sjelljes së njerëzve në Kosovë e Shqipëri
24 Nëntor, 16:38
-
Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital
24 Nëntor, 16:34