Në një seancë të tensionuar, Labi ka dëshmuar me statusin e dëshmitarit të drejtësisë, ndërsa pak kafazit të hekurt Zoto ka shkëmbyer me të pyetje përgjigje në lidhje me korrupsionin për tenderat e ushqimeve.
Sapo nisi seanca Labi ju drejtua Zotot me fjalët “Pranoje atë që kemi bërë, mos ki frik e turp, për mua kanë thënë edhe spiun por kjo ska lidhje ne shkeljen e bëmë të dy ndaj pranoje”.
Për herë të parë Labi hodhi dritë se për tenderin e ushqimeve vezë dhe bulmet për të burgosurit ai ka marrë 2 milion lekë nga biznesmeni Shemsi Sinani në një lokal në bllok dhe ja ka çuar ato në zyrë ish eprorit të tij Artur Zoto.
Prokuroria Elisabeta Imeraj pyeti Labin, se ku kishte marrë dijeni për tenderin dhe ku i kish marrë paratë?
Ilia Labi: Më thirri në zyrë Zoto dhe më thatë takoja biznesmenin Ylber Kalaja, më that a takoja unë e të bisedoja unë, pasi Zoto e dinte që ishte në përgjim dhe ruhej. Më tha se do ti merrja 20 % të shumës për tenderin dhe do fitohej nga ata siç ishte planifikuar nga Zoto. E takova dhe bisedova disa herë me të, më pas paratë mi dha në një lokal tek blloku biznesmeni Shemsi Sinani, siç i mora ja çova Zotos në zyrë. Ishin para të mbështjellura në gazetë”.
E pikërisht për këtë episode Labi u pyet edhe nga ish eprori i tij.
Artur Zoto: Ku mi ke sjellë paratë dhe a më kërkove ti pjesën tënde?
Labi: Po ti solla në zyrë, të kërkova dhe pjesën time por ti s’më dhe asnjëherë, ndaj pranoje atë që bërë e bëmë dhe mos na sorollat kot.
Seanca midis dy ish zyrtarëve të burgjeve u zhvillua e tensionuar ndërsa disa herë ndërhyri gjykata duke i tërhequr vëmendjen palëve dhe paralajmëruar se do ti gjobiste dhe nxirrte jashtë familjarët që shkëmbyen debat mes tyre.
Labi e Zoto janë nën akuzë për shpërdorim detyre e korrupsion në lidhje me tenderin e ushqimeve të zhvilluar në Maj të 2016 e fituar nga kompani të parapërcaktuara.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO










