Gjyqi me Kuliqaj, "rrëzohet" Tahiri
PS: Drejtësia e lidhur me pushtetin
Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e deputetit të PS Samiri Tahiri për të përjashtuar nga trupi gjykues gjyqtaren Fatime Decolli në procesin gjyqësor që po zhvillohet mes tij dhe nëndrejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Agron Kulicaj.
TIRANE- Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e deputetit të PS Samiri Tahiri për të përjashtuar nga trupi gjykues gjyqtaren Fatime Decolli në procesin gjyqësor që po zhvillohet mes tij dhe nëndrejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Agron Kulicaj.
Tahiri kërkoi dorëheqjen e Decollit me pretendimin se ka konflikt interesi në këtë cështje si bashkëshorte e ish kandidatit për PD për kryetar Bashkie në Berat, aktualisht funksionar i lartë i PD në këtë qytet.
Gjykata e Tiranës u shpreh sot se nuk ka konflikt interesi pasi bashkëshorti i Fatime Decollit ka kandiduar më parë dhe sot nuk ka një post të lartë shtetëror.
Ka reaguar pas këtij vendimi Grupi Parlamentar i PS.
“Ky është rasti i radhës që dëshmon se si gjyqtarë të lidhur me pushtetin e PD dhe Sali Berishës, marrin guximin të shkelin Kushtetutën dhe ligjin për t’i dhënë rrugë gjyqeve politike ndaj deputetëve të opozitës. Instrumentalizimi i gjyqësorit dhe gjyqtarëve për t’u përdorur si kamzhik politik ndaj deputetëve të opozitës, është dëshmia më e qartë e abuzivizmit të pushtetit dhe uzurpimit të sistemit të drejtësisë, siç është shenjë e qartë e nënshtrimit të gjyqësorit dhe gjyqtarëve të veçantë, të tillë si Fatime Deçolli dhe të tjerë kolegë të saj, ndaj korrupsionit dhe interesave klienteliste e politike ngushtësisht të lidhura me PD dhe qeverinë e sotme” , thuhet në reagimin e socialistëve.
Nëndrejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kulicaj ka paditur deputetin socialist Sajmir Tahiri për shpifje, pas akuzave te ngritura ndaj tij si të lidhur me kontrabandën e kromit dhe shkelje të tjera në sektorin minerar.(ns/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.3%
-
I keq
22.6%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1396
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan
26 Dhjetor, 19:11
-
Donald Trump tallet përsëri me kryeministrin Trudeau dhe 'emëron' ish-lojtarin e hokejit si guvernatorin e ri të Kanadasë!
26 Dhjetor, 19:08
-
U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)
26 Dhjetor, 19:01
-
Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin
26 Dhjetor, 18:43
-
Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur
26 Dhjetor, 18:31
-
Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)
26 Dhjetor, 18:21
-
‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, non grata s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!
26 Dhjetor, 18:14
-
Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda
26 Dhjetor, 17:54
-
Rrëzimi i avionit në Kazakistan, mesazhet e fundit të pilotit: Po humbas kontrollin! Ka presion të lartë në kabinë
26 Dhjetor, 17:52
-
Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse
26 Dhjetor, 17:52
-
Studio Live/ Debat i fortë në REPORT TV, Bala: S’e dimë se ç’ka thënë Këlliçi për diplomën, pasurinë dhe foton me Trump! Balliu: S’është e vërtetë! Islami: Duhen fakte
26 Dhjetor, 17:51
-
Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë
26 Dhjetor, 17:39