Sipas kësaj gjykate, lista e avokatëve e sjellë nga Dhoma e Avokatisë ka mangësi. Ndërkaq që mësohet se shumë prej avokatëve që ndodhen në lista kanë filluar punë në administratën publike dhe për këtë arsye nuk janë të disponueshëm.
Në këtë mënyrë edhe seanca e sotme ndaj Dritan Dajtit në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka dështuar. Trupi gjykues ka vendosur që të seanca tjetër ndaj Dritan Dajtit të zhvillohet në datën 30 tetor.
Dritan Dajti akuzohet se në datën 9 gusht të vitit 2009, në Durrës ka vrarë katër efektivë policie të cilët kishin shkuar për ta arrestuar atë. Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të pistës Iliria në qytetin bregdetar.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)