Për rolin e tyre si ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në kohën e luftës në Kosovë, Prokuroria e Hagës ka kërkuar për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, nga 45 vjet burgim për secilin.
Lidhur me këtë, Azgan Haklaj organizator i protestave për UÇK-në, thotë se pretenca e Prokurorisë së Hagës është arrogante. Sipas tij, prokurorët nuk janë treguar aspak profesionistë.
Haklaj bëri thirrje që shqiptarët të mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Prishtinë më 17 shkurt, kur është edhe dita e Pavarësisë së Kosovës.
"Ne kemi bërë thirrje për mbështetje, për UÇK. Pas disa ditësh vjen 17 shkurti, ditë simbolike e shqiptarëve, pavarësia e Kosovës. 17 shkurti është një nga ngjarjet më të rëndësishme pas epokës së Gjergj Kastriot Skëndërbeut, Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, është një nga momentet më të rëndësishme të shqiptarëve, 17 shkurt 20085. Por ai që shpalli pavarësinë ku ndodhet? Në Hagë. Luftëtarë të lirisë janë në Hagë, me një pretencë të Prokurorisë Speciale, shumë arrogante, shumë propotente. E ushqyer nga shërbimet sekrete pansllave. 60 dëshmitarë ka pasur Millosheviçi, 200 shqiptarë kundër luftëtarëve të lirisë. Disa kanë kërkuar të ndryshojnë vendimet, kemi qenë të intimiduar, të mashtruar.
Avokati i Thaçit e ka dridhur Hagën, tha aspak profesionistë nuk tregohen prokurorët e Prokurorisë Speciale. Marrin dëshmi nga informacionet pansllave, mbrojtja ka figurat më të shquara të NATO-s. Kemi bërë thirrje që politika shqiptare e të gjitha trojeve etnike, për të mbështetur UÇK, është në pikëpyetje kauza e drejtë e UÇK. Nëse dëshmorët do ishin gjallë, edhe ata do ishin nën akuzë. Kush e ka çliruar Kosovën, kriminelët? 17 shkurti do t’i mbledhë të gjithë shqiptarët në Prishtinë. Është moment historik që Albin Kurti t’u bëjë thirrje anëtarëve të vet. Më 17 shkurt, të gjithë shqiptarët duhet të jenë në Prishtinë. Është moment kritik, epoka para gjyqit.", tha ai.
Ndërsa ish-komandanti i UÇK-së, Hisen Berisha deklaroi se Gjykata e Hagës duhet të mbyllet.
"Procesi po shkon drejt fundit, por Kosova po lëviz drejt një momenti që nuk është vetëm juridik, por edhe historik dhe politik. Kjo gjykatë nuk është ngritur mbi parimet e të drejtës universale, është e njëanshme, trajton vetëm UÇK. Këto nuk u zhvilluan për të ndërtuar balancë mes krimeve të Serbisë, pastaj në raport me Kosovën, por u kryen mbi kurrizin e Kosovës dhe lirisë së saj. Kjo u krijua si gjykatë e jashtme për të gjykuar Kosovën. Kjo përbën anomali shtetërore, do mbetet dhe plagë politike. Nuk është krijuar as për 13 mijë civilët e vrarë, as për 1600 të zhdukurit, as për spastrimin etknik, u ngrit sepse ndoshta u duhej kjo balancë politike. Kjo do të jetë njolla e zezë e drejtësisë ndërkombëtare.
A po gjykohet UÇK si ide, si koncept për realizimin e luftës çlirimtare, apo po shndërrohet lufta çlirimtare në një dosje kriminale? Nëse do ketë dënim që do kriminalizojë luftën e UÇK, kjo i shërben Serbisë, Rusisë, edhe gjithë atyre dashakeqëve të shtetit të Kosovës. Dilema kryesore apo pyetja kryesore, a i përmbushin këto dhoma mision special të tyre dhe a do e ketë një fund? Ky mekanizëm është krijuar nga një arkitekturë e jashtme. Këtë e mbyll vetë Këshilli i Europës. Meqë institucionet e Kosovës nuk e kanë mandatin për ta mbyllur këtë mekanizëm, shpresa e vetme është ndonjë ndërhyrje nga SHBA. Por rreziku i madh dhe nagazhimi politik që duhet të bëjë Tirana dhe Kosova, është arritja e qëndrimit politik për mbylljen e këtyre dhomave.", nënvizoi ai.
Komente












