Masakra e Gërdecit/ Ekspertët e thirrur për dëshmi në gjyqin e Mediut!: S’mbajmë mend çka ndodhur 16 vite më parë! Mungojnë prokurorët

Në gjyqin ndaj Fatmir Mediut  më GJKKO, për dosjen “Gërdeci”, u paraqitën për të dëshmuar 5 ekspertët që kanë përcaktuar dëmin e demontimit në vitin 2008.

Seanca nuk u zhvillua për shkak të mungesës së dy prokurorëve të posaçëm Arben Kraja e Klodian Braho, të cilët kishin njoftuar gjykatën se ndodhen në një aktivitet për shkaqe pune.

Por pavarësisht kësaj, ekspertët deklaruan në gjykatë se nuk kanë pse të jenë pjesë e procesit.

“Kemi qenë të atashuar në prokurori për shkak të detyrës që kemi patur, por nuk kemi qenë të licensuar. Nuk mbajmë mend çfarë kemi bërë përpara 16 vitesh. Atë që kemi patur për të thënë e kemi bërë përpara 16 vitesh përballë prokurorit Sokol Stojani. Si mund të përgjigjemi ne sot kur kanë kaluar 16 vite. Unë nuk jam ekspert, të vijë prokurori Stojani në gjyq me të cilin kemi folur në atë kohë”

Një tjetër ekspert mbajti të njëjtin qëndrim.

“Jemi mbi 70 vjeç, çfarë mund të dëshmojmë për diçka kur ka kaluar kaq kohë. Sa akte kemi bërë ne si mund të pretendohet të mbajmë mend të gjitha”.

Gjyqtarja Irena Gjoka iu tha dëshmitarëve se “jeni të detyruar të jepni shpjegime para gjykatës për një akt që e keni bërë ju”.

Seanca e radhës u la më 12 qershor në ora 09:00.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 30/05/2024 01:20

    Behej fjale per nje shperthim qe morri jete njerezish,plagosi te tjere e beri deme materiale.Kur nuk ishit te licensuar,pse pranuat te benit /ekspertin/ atehere?! Ju kishin thirrur te jepnit ekspertizen per nje krim jashtezakonisht te rende,jo te testonit cilesine e shijet e akulloreve! Dhe se dyti,keni mbajtur procesverbale e shenime ne ate kohe ku dhe mund te keni firmosur.Nje nga arsyet qe dokumentohet cdo gje,eshte qe te perdoren kur ka raste //amneziakesh// e //pleq me skleroze// si puna juaj qe papritur /nuk mbajne mend asgje/ se u ka hyre lepuri ne bark!!

    Përgjigju
  • Alex: 29/05/2024 16:25

    Keto Espert Qe Smakan Men??Nga Menja 16 Vite ??Po Me Tallen Keto??I Kan Me Dekumentacion Cdo Gjo Qe Behet??Me Protokoll Po Ti Nodhte Ke Femijet E Tyre???Turp Me Popullin E Varfer Dhe Me Njerz Te Thjesht Cohu Enver 3 Dit Dhe Zhuki Keto Zager

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?