Fatmir Hoxha, shoferi i komisarit të Shijakut, Adem Tahiraj i cili u vra në Katund Sukth vitin e kaluar nga i dyshuari Ilir Xhakja, është paraqitur sot në gjykatën e krimeve të rënda si i bashkëpandehur dhe nuk ka pranuar të dëshmojë.

Në nisje të seancës së sotme, dhe pse ishte njoftuar të mernin pjesë, i pandehuri Ilir Xhakja dhe dy dëshmitarët e vendngjarjes, Kastriot Gosturani dhe Fatmir Hoxha, prezent ka qenë vetëm ky i fundit i cili qëndroi në sallë për pak çaste.

Hoxha refuzoi dhe mbrojtësin e caktuar kryesisht nga gjykata, avokatin Remzi Ponari duke thënë se do të dëshmojë njëherë tjetër me një avokat që do të zgjedhë vetë!

Në këto kushte gjykata vendosi të administrojë në fashikullin gjyqësor proçesverbalin e dëshmisë që Fatmir Hoxha ka dhënë për policinë e Durrësit më 20 shtator të vitit të shkuar. Ky proçesverbal u dorëzua për gjykatën nga organi i akuzës, ku prokurori i çështjes Eugen Beci rilexoi këtë dëshmi në sallë.

Dëshmia në 20 shtator 2012

Ku sipas dëshmisë së administruar për provë Fatmir Hoxha ka thënë se “Atë ditë kemi dalë me shefin në patrullime, kemi ndaluar disa makina, ndaluam dhe një automjet Opel, ishte pa letra. Shefi më urdhëroi të hipja me shoferin e ta dërgonim në komisariat, në ato moment dikush vjen më afrohet, më thotë duke ofenduar ti B…. do marësh nipin tim në polici. Ndërhyn shefi komisariatit, ju kush jeni? Personi përgjigjet, unë jam ai që të Q…..

Më pas dëgjova të shtënë dhe shefin e mora në duar se po rrëzohej, më pas infermjerja më bëri një qetësues. Jam përmenduar në Policnë e Durrësit, ku jam pyetur e kam thënë se armën e shërbimit e kam patur me vete. Po të me jepej një foto, personin e njihja, por në ato moment se kam njohur, nuk e kam përdorur armën apo të kem bërë një veprim tjetër nga çka kam shpjeguar”, në këtë mënyrë përbyll dëshminë e tij Fatmir Hoxha.


Ndërsa pas leximit të kësaj dëshmie nga prokurori i çështjes Eugen beci, avokati mbrojtës i Ilir Xhakes, Andi Duraj ka kërkuar që kjo dëshmi të shpallet e papërdorshme sepse është marrë jo sipas rregullave, ndërsa gjykata ka rrëzuar kërkesën e mbrojtjes duke vendosur datën 8 maj për seancën e radhës ku pritet të vijnë sërish Fatmir Hoxha, Kastriot Gosturani dhe i pandehuri Ilir Xhakja.

(v.gj/shqiptarja.com)