TIRANE - Gjykata e Krimeve të Rënda këtë të martë ka nisur këtë të martë procesin ndaj 9 imamëve të akuzuar për rekrutim të luftëtarëve xhihadist drejt Sirisë.

Në një seancë të pazakontë për nga pjesmarrja dhe masat e sigurisë gjykatësja Liljana Baku ka këruar nga të pandehurit që të ngrihen në këmbë në respeket të gjykatës por ata kanë zgjedhur që të përgjigjen pa lëvizur nga vendi.

Ndërmjet të pandehurve dhe të afërmëve të tyre besimtar të pranishëm në seancë nuk kanë munguar dhe përshëndetjet sipas riteve fetare si dhe libri i kuranit në duart e të pandehurve.

Gjatë seancës disa prej të pandehurve refuzun mbrojtien me avokat duke deklaruar se për ta mbrojtia më e mirë mbetet Allahu.

Nga ana proceduriale gjykata vendosi të shtyjë seancën për më 24 mars ora 09:00, pasi avokatët e përzghedhur nga 3 prej të pandehurve kërkuan kohë për tu njohur me aktet hetimore.

Imamët Genci Balla , Gert Pashja , Bujar Hysa, Orion Reci, Verdi Morava, Zeqir Imeri, Astrit Tola, Edmond Balla, Fadil Mulosmani të cilët kreysisht ushtronin besimine tyre në xhaminë e unazës së re në kryeqytet akuzohen për rekrutim të afro 70 personave për kryerjen e veprave terroriste, financim të terrorizmit, si dhe nxitje të vperave penale për qëllime terroriste.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)