Gjyqi në Hagë/ Gashi te ‘5 Pyetjet’: Duhet të dalin o të fajshëm o të pafajshëm! S’duhet të ketë rrugë të mesme! Kulla: Ja çfarë duhet të bëjë sot Kurti

TIRANË- Në një kohë kur 4 ish drejtues të UÇK-së, por gjykohen në Hagë, politologu Flamur Gashi thotë se duhet treguar shumë kujdes me deklaratat, pasi në vend që mund t’i ndihmojë në proces, mund t’i dëmtojë ato. I ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, Gashi tha se duhet të zbardhet e vërteta për çdo vrasje për të cilën akuzohet Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli. “O të fajshëm, o të pafajshëm”, thotë ai, duke theksuar se nuk duhet të ketë asnjë rrugë të mesme.

“Edhe sot, sa më të kujdesshëm të jemi në Tiranë, për deklarata në Hagë, të ruhemi nga emocionet se ua lehtësojmë atyre punën. (...) Duhen parë gjërat në kontekstin e kohës. E vërteta duhet të dalë për çdo vrasje që akuzohen, se po nuk doli ka për të pas problem shumë të mëdha. Është hyrë në këtë hulli, duhet të dalin o të fajshëm o të pafajshëm, s’ka rrugë të mesme”, tha Gashi.

Nga ana tjetër, politologu Ilir Kulla tha se kjo situatë në të cilën ndodhet Kosova, mund të ishte shmangur, duke e cilësuar si një papërgjegjshmëri e drejtuesve. Ai tha se këto akuza që janë ngritur ndaj ish luftëtarëve të UÇK-së mund të ishin zbardhur nga autoritetet në Kosovë.

“Është edhe për shkak të papërgjegjshmëri të drejtuesve të Kosovës. Nuk mund të ngresh Gjykatë për t’i bërë qejfin Serbisë, për 50-63 çështje. Për disa nga këto thashetheme mund t’i kishin zgjedhjet edhe nga gjykatat e Kosovës dhe Policia”, tha ai.

Ndërkohë, kritika dy të ftuarit kanë pasur edhe për qëndrimin që ka mbajtur qeveria e Altin Kurtit për gjyqin në Hagë.

“Kurti ka qasje të gabuar. Ato kanë përmendur vetëm një individë në Hagë, janë 4 personalitete dhe askush nuk guxon që të përkrahin vetëm një”, tha Gashi.

“Sot nga klasa politike, ata janë në raport me ngjarjen si, ku, janë zero me bisht se asnjëri nuk di, ata janë vetëm lexues gazetash post. Duhet të çonte një kërkesë, ku të gjykohej legjitimiteti i kësaj gjykate, kush na garanton ne që kjo punë do përfundojë me 5 vite dhe nuk do të zgjasë me vite”, shtoi Kulla.

Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të luftës: arrestim dhe ndalim i paligjshëm, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme. Ndërkaq, krimet kundër njerëzimit që ata akuzohen se kanë kryer janë: përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave. Krimet dyshohet se janë kryer nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999, në disa lokacione të Kosovës, por edhe në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • No name: 11/04/2023 07:21

    Ik o kulla pastro leket e likes me ato pallatet qe po ben, japin mend llumi per llumin prandaj po ikin shaiptaret se eshte kthyer media nje hale e madhe ku prdhoni vertet vetem jashtqitje. E keqja e ketij kombi jemi vertet ne qe ju mbajme juve, te pasuroheni e te jepni mend me barkun te goja me faqet e kuqe e te hapura nga yndyrna e mishit te pjekur qe hani se bashku si hiena e cakej qe jeni. Ju e vrat shpresen e ketij vendi, ju jeni hamzai i shaiperise, ju jeni pushtusi i vertet i ketij vendi, se erdhet si mola ne ato mobiljet e vjetra e u ju bem ne si popull mendjelet dhe "atdhetar" Bravo ju qoft kapaku i kesaj tenxhere, po llogari nje dite do jepni ne mos para njerzve para Zotit, se do ju dalin haramet qe keni bere e keni marr.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja