HAGË- ‘Dhunë ka pasur, por duhet folur për motivin’. Me këtë hyrje nisi dita e dytë e Gjyqit në Hagë për ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga avokatët mbrojtës. Ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit kanë përfunduar deklaratat e tyre mbyllëse, teksa më 5 prill pritet që të deklarohet edhe ekipi mbrojtës i Jakup Krasniqit. Gjatë ditës së dytë të gjykimit, trupit gjykues iu drejtuan dy të akuzuarit: Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi.
Duke i cilësuar si absurde aktakuzat e bëra dje nga Prokurorët, avokati mbrojtës i Hashim Thaçit Gregory Kehoe shpjegoi se Thaçi në fakt nuk kishte pasur fuqi komanduese në UÇK-së, gjatë kësaj periudhe që thuhet në aktakuzë, e cila i takon koherencës kohore përfërsisht gjatë periudhës së marrëveshjes historike të Rambujesë, në shkurt të vitit 1999.
Mbrojtja theksoi se ka qenë zemërata e një populli pas lufte, ajo çka ka nxitur dhunën, por motivi nuk ka qenë për pushtet politik. Avokati Kehoe përmendi edhe një moment të tensionuar mes Sekretares së Përgjithshme Amerikane, Albright dhe Hashim Thaçit kur ku i fundit refuzoi fillimisht të nënshkruante marrëveshjen e Rambujesë.
Mbrojtja theksoi se Thaçi u vu në një trysni të madhe diplomatike, e gjithashtu edhe civile. Kontrollin aso kohe e kishin, sipas mbrojtjes marrë komandantët e zonave duke nënvizuar se UÇK nuk kishte në fakt një strukturë terroriste siç pretendohet në aktakuzë, ishte revoltë popullore nacionaliste i një populli të sapo dalë nga lufta. Mbrojtja tha se Thaçi disa herë pas luftës ka bërë thirrje që të ndalet dhuna ndaj serbëve lokalë dhe që ata të mos largohen nga Kosova Sipas mbrojtjes, Thaçi nuk kishte fuqi reale as gjatë kohës kur ishte kryeministër i Qeverisë së Përkohshme.
Ndërkohë ish-eprori i UÇK-së, Rexhep Selimi, sërish para Dhomave të Specializuara tha se nuk ka të bëjë me asnjë nga krimet e pretenduara në aktakuzën ndaj tij. Ai tha se shpreson që në fund të procesit do të vërtetohet pafajësia e tij.
"Pas themelimit të kësaj gjykate, jo rrallë herë jam pyetur se a kisha frikë nga drejtësia. Gjithmonë kam thënë dhe sot e përsëris: unë nuk kam frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia duhet të kemi frikë të gjithë. Por, pavarësisht kësaj unë qëndroj sot përballë jush me besimin e plotë se në fund të këtij procesi ju do të vendosni në favor të pafajësisë time", tha ai.
Por ç’ ndodhi në ditën e parë të gjyqit të ish krerëve të UÇK-së?
Në ditën e parë të deklaratave hyrëse, prokurorët e specializuar prezantuan rastin e tyre duke argumentuar se katër të akuzuarit kishin themeluar dhe udhëhiqnin një ndërmarrje të përbashkët kriminale që kishte objektiv kundërshtarët, por që përfshinin edhe ata që konsideroheshin: Tradhtarë; Kolaboracionistë; Mbështetës ose anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në thelb, Prokuroria Speciale u shpreh se gjykimi nuk i shkonte në fakt Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës por këtyre 4 individëve të cilët përpos se ishin drejtues kishin për qëllim që të shfrytëzonin organizatën apo nismën e tyre në luftë, për qëllime vetjake pushteti. Prokuroria tha se do të dëshmojë se të akuzuarit kanë “personalisht përgjegjësi” për krimet për të cilat ngarkohen. Një ndër argumentet që ata mbështetën për këtë tezë të tyren ishte fakti se shumica e viktimave në fakt ishin shqiptarë.
Sipas Whiting, provat e Prokurorisë së Specializuar do të tregojnë se të akuzuarit “mbështetën dhe zbatuan një politikë, e cila vinte në shënjestër ata persona, që konsideroheshin prej tyre si kundërshtarë, përfshirë ata që akuzoheshin si kolaboracionalistë - shpesh mbështetur në asgjë pos lidhjeve me institucionet serbe - si dhe personat e perceptuar jombështetës të qëllimeve apo mjeteve të UÇK-së dhe më vonë të Qeverisë së përkohshme të Kosovës”. Prokuroria argumentoi se në mesin e kundërshtarëve përfshihen edhe personat e lidhur me LDK-në, ata me përkatësi etnike apo rome.
Ka përfunduar në Hagë dita e dytë e gjykimit për 4 ish krerët e UÇK. Mbrojtja e të akuzuarve hedh poshtë akuzat e prokurorisë
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre bashkëpunëtorë të tij të kohës së luftës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, kanë dalë më 3 prill para Gjykatës Speciale në Hagë, për t’u gjykuar për akuzat që i lidhin me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ata dyshohen për vrasje të serbëve, romëve dhe kundërshtarëve të tjerë në luftën e viteve 1998/99 në Kosovë. Krimet e supozuara përfshijnë: vrasje, torturë dhe zhdukje me forcë, dhe janë kryer në disa qytete të Kosovës dhe në disa zona të veri të Shqipërisë.
Avokati mbrojtës i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, tha se pretendimet Zyrës së Prokurorit të Specializuar se UÇK-ja ishte një ushtri e mirëorganizuar dhe me strukturë funksionale, nuk qëndrojnë.
Ai tha se në rastin më të mirë, ka pasur “aspiratë të individëve për të qenë të organizuar" që sipas tij, nuk përkonin me "realitetin e situatës në terren”.
“Nuk ka pasur strukturë për grupet e formuara, e as hierarki që prokuroria supozon. Nuk ka pasur pasoja për individët që largoheshin nga fushëbeteja, e ktheheshin pas një jave apo më vonë”, tha ai duke shtuar se ka pasur grupime të vogla personash që mbronin vendbanimet e tyre nga forcat serbe.
“Ky është konteksti real që ZPS-ja nuk dëshiron t’ua bëjë me dije”, tha ai.
Ish-eprori i UÇK-së, Rexhep Selimi, sërish para Dhomave të Specializuara tha se nuk ka të bëjë me asnjë nga krimet e pretenduara në aktakuzën ndaj tij.
“Jemi këtu përballë një aktakuze që ende vazhdojmë ta konsiderojmë të pabazuar mbi fakte dhe argumente”, tha Selimi në ditën e dytë të gjykimit ndaj tij dhe tre ish-eprorëve të tjerë të UÇK-së.
Ai tha se shpreson që në fund të procesit do të vërtetohet pafajësia e tij.
"Pas themelimit të kësaj gjykate, jo rrallë herë jam pyetur se a kisha frikë nga drejtësia. Gjithmonë kam thënë dhe sot e përsëris: unë nuk kam frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia duhet të kemi frikë të gjithë. Por, pavarësisht kësaj unë qëndroj sot përballë jush me besimin e plotë se në fund të këtij procesi ju do të vendosni në favor të pafajësisë time", tha ai.
Ai tha se Kosova nuk kishte një ushtri të mirëfilltë, të organizuar mirë, kishte mungesë të armëve e njerëzve. Kosova, sipas tij, nuk do ta zgjidhte kurrë luftën, por lufta sipas tij "ishte domosdoshmëri për mbijetesë".
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar në ditën e parë të gjykimit mbështeti provat e saj në dokumentet rregullatore të UÇK-së, duke u mbështetur në dëshmitë e dëshmitarit Bislim Zyrapi.
Zyrapi gjatë luftës ka qenë shef i Shtabit të UÇK-së.
“Zyrapi ka dëshmuar disa herë për këto dokumente në Hagë. Ai ka dëshmuar se këto rregulla ishin thjesht në nivel aspirate, nuk u vunë asnjëherë në jetë, ishin projekt-dokumente që nuk kishin të bënin asgjë me realitetin”, tha Emmerson.
Ai tha se këto dokumente, që u hartuan në fund të vitit 1998, kishin për synim që ta bënin më profesionale UÇK-në.
“....për ta konvertuar nga një forcë guerile, në një ushtri që do të ishte e aftë për të mbrojtur popullatën civile nga një fushatë e spastrimit etnik”, tha ai.
Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë fjalës së tij në Gjykatën Speciale u shpreh se pret të shpallet i pafajshëm pasi akuzat e raportit të Dick Marty-t ndaj tij dhe krerëve të tjerë të UÇK-së nuk qëndrojnë.
Ai shtoi se ishte nënshtruar ndaj pyetjeve të bëra hetues të drejtësisë ndërkombëtare si në cilësinë e dëshmitarit ashtu edhe në atë të dyshuarit dhe si rrjedhojë kërkoi shfajësimin nga të gjitha akuzat për shkak se asnjë prej tyre nuk është provuar.
“Sapo raporti i Dick Martyt mbushi mediat me akuzat e sajuara, unë menjëherë i kërkova bashkësisë ndërkombëtare të hetonte në mënyrë të pavarur. Bashkësia ndërkombëtare më tha se një gjykatë e veçantë ishte thelbësore për të hequr renë e zezë të akuzave për trafik organesh në Kosovë. Tani e dimë se si unë, si të tjerët jemi shfajësuar nga këto akuza. Unë pres të shfajësohem nga çdo akuzë tjetër ndaj meje në përfundim të këtij procesi.
Jam intervistuar nga të gjithë mekanizmat e drejtësisë ndërkombëtare qoftë në cilësinë e dëshmitarit apo të dyshuarit. Kjo ka qenë e gjitha transparente. Askush nuk duhet ta shkruajë historinë ashtu, unë kam besim në paqe dhe drejtësi”- u shpreh Thaçi.
Ish kreu i UÇK-së, Hashim Thaçi ka dëshmuar përpara gjykatës së Hagës, se është i pafajshëm dhe se prova më e madhe është historia e Kosovës.
‘Jam i pafajshëm për të gjitha këto akuzë po jam gati të përballem me këtë sfidë të re. DO të kem sukses, për familjen, popullin dhe vendin tim. Unë isha student në Zvicër, i strehuar politikisht kur u pushkatua familja Jashari. Populli i Kosovës bënë atë që do bënte çdokush. Kosova ishte në anën e drejtë të historisë. Sot, jam i lumtur që Kosova është e pavarur, demokraci. Kosova është histori suksesi.
Realiteti po ngatërrohet me opinione dhe axhe nda të ndryshme, spekulimet po shndërrohen në fakte. Emocionet, motivet të secilit karakter politik nuk duhet të nënkuptohen si fakte. Kjo vlen edhe për disa botime apo në opinione të aktorëve të ndryshëm të luftës. Si në çdo shoqëri demokratike, jo çdo pjesëtar i luftës s’ka qenë bashkudhëtar me ne. Njerëzit mbajnë mend atë që duan të besojnë se është e vërtetë por ne kemi dëshmi historikë dhe faktike të regjistruar atë kohë. Dhe për këtë, duhet të kthehemi ato dëshmi. Më vjen keq që s’dëgjojmë dot Albright në këtë sallë dhe përfaqësuesit e institucioneve të tjerë. Adem Demaçit, Rugovës etj. Ata do dëshmonin atë që kam bërë dhe thënë atë kohë. Besuam në vetën tonë për të qemë të lumtur. Pa ndihmën e SHBA-ve s’do ishim kurrë të lirë. ‘- tha Thaçi.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, iu drejtua sot Dhomave të Specializuara në Hagë në ditën e dytë të gjykimit ndaj tij dhe tre ish-eprorëve të tjerë të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Thaçi hodhi të gjitha akuzat që ia ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar. Thaçi tha se ky gjykim ka hequr “renë e zezë” mbi Kosovën, sa i përket pretendimeve të ish-senatorit amerikan, Dick Marty, për trafikim organesh nga UÇK-ja.
“Bota tani e di sot si rezultat i këtij procesi se nuk kishte trafikim organesh dhe se Shtëpia e Verdhë nuk ka ekzistuar kurrë. Tani e dimë se edhe unë edhe UÇK-ja, populli i Kosovës dhe gjithë shqiptarët jemi shfajësuar nga këto akuza. E vërteta është thënë dhe rreja e zezë mbi Kosovën është hequr. Pra, kjo sakrificë ja ka vlejtur”, ka thënë Thaçi.
Avokati i Hashim Thaçit ka vazhduar me fjalën e tij hapëse në seancën e sotme në Hagë.
Në një pjesë të seancës, Keohe ka paraqitur gjenocidin serb në Kosovë.
Kjo duket se e ka prekur Jakup Krasniqin i cili po qante në prapavijë, teksa avokati i Thaçit fliste për këto krime.
Avokati i Thaçit, Lluka Mishetiq, tha se Tribunali Ndërkombëtar në Hagë kishte thënë se konflikti i armatosur në Kosovë kishte përfunduar në mes të qershorit të vitit 1999.
Ai tha se këto pohim, e kishte bërë edhe Clint Ëilliamson, prokurori amerikan i angazhuar për të hetuar nëse UÇK-ja ka kryer krime.
Por, aktakuza e ZPS-së për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së heton krimet deri në shtator të vitit 1999.
“Prokuroria e Specializuar duhet të provojë se kishte konflikt të armatosur deri në shtator”, tha Mishetiq.
“ZPS-ja thotë UÇK është përfshirë në sulme të zgjeruara dhe sistematike ndaj popullatës civile dhe ekzistonte konflikt i armatosur deri në shtator të vitit 1999”, theksoi ai.
Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, duke folur për periudhën pas çlirimit të Kosovës dhe nisjes së administrimit të Kosovës nga UNMIK-u, tha se krime mund të kenë ndodhur në nivel lokale me motive hakmarrjeje.
“Aktet e lokalizuara të dhunës individuale të nxitura nga zemërimi, urrejtja, mungesa e llogaridhënies ishin të pashmangshme”, tha Kehoe duke thënë se njerëzit që ishin kthyer nga dëbimi i gjetën pronat e tyre të djegura dhe të dëmtuara.
“Aktet e dhunës shpesh shkaktoheshin nga kriminelët, elementët keqbërës të UCK-së, njerëz që prezantoheshin si UÇK, mbanin uniforma të blera në rrugët e Prishtinës e gjetkë”, tha tutje avokati.
Ai prezantoi edhe një pjesë të intervistës dhënë në korrik të vitit 1999 të ish-gjeneralit të NATO-s, Wesley Clark lidhur me krimet hakmarrëse ndaj serbëve lokalë.
“Ka qindra e mijëra njerëz që po kthehen mbrapsht. Kanë ndodhur gjëra të tmerrshme, por ka edhe serbë që mendojnë se do të jenë fajtorë për shkak të etnicitetit të tyre. Ka përpjekje legjitime që pronat t’i kthehen pronarëve. Është periudhë që po merret hak, po lahen hesape”, është cituar të ketë thënë Clark.
Avokati i Thaçit tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës u formua nga grup vullnetarësh dhe ishte një forcë guerile.
Avokati Gregory Kehoe tha se fillimisht u krijuan njësi në nivelin vendor, por gjatë ofensivës serbe së verës së vitit 1998 këto njësi u shkatërruan dhe UÇK-ja më pas në nëntor të po këtij viti u riorganizua.
“Pas ofensivës, në nëntor 1998, UÇK konfirmon sërish Azem Sylën si komandant i përgjithshëm, jo Thaçin”, tha avokati.
Ai shtoi se Thaçi ishe një prej drejtorëve të nëntë drejtorive që kishte UÇK-ja.
“[Thaçi] Nuk kishte asnjë përgjegjësi komande për strukturat në terren”, theksoi Kehoe.
Hashim Thaçi nuk kishte më kontrollin e UÇK-së dhe kjo u dëshmua në procesin e negocimit të marrëveshjes së Rambujesë, prej së cilës Thaçi është kërcënuar me jetë. Hezitimi i tij para shkurtit të vitit të 1999, erdhi fillimisht nga mohimi i këtij nënshkrimi nga Adem Demaçi e më vonë nga kërcënimet e komandantëve të zonave, gjë që ndikoi në atë moment kyç të historisë së Kosovës.
‘Po kush i komandonte këto qendra dallimi? Ishin komandantët e zonave. Sa i takon aftësisë të Thaçit për të nënshkruar marrëveshjen e Ramubjesë, kjo vjen për shumë arsye. Kjo vjen sepse duhej autorizimi i Adem Demaçit. Gjatë konferencës, Thaçi u largua nga Rambuje për të marrë miratimin e Dëemaçin. Sepse ishte kundër, nuk përfshinte pavarësinë e Kosovës. Nëse nuk nënshkruhej NATO s’do ndërhynte, pra steka ishte e lartë. Thaçi hezitoi.
“Ti nuk po më kupton, nëse pranoj do kthehem në shtëpi dhe do të më vrasin”- kishte thënë Thaçi. Komandantët e zonës kanë kërcënuar që të mos bëhej nënshkrimi i marrëveshjes së Rambujesë ndryshe do të kishte pasoja.
Hashim Thaçi nuk kontrollonte UÇK-në e bënin komandantët e zonave. Thaçi po përpiqej të përparonte pozicionin e UÇK-së dhe ti jepte fund luftës. Nuk nënshkroi pa aprovimin e komandantëve të zonës.’- tha avokati.
Avokati i ish kreut të UÇK-së, Hashim Thaçit i cili është duke e mbrojtur në Gjykatën Speciale thotë se në asnjë moment, ai nuk ka pasur motiv për t’i bërë veprimet e përmendura dje në aktakuzë. Në fakt, për palën mbrojtëse, edhe pse ka pasur dhunë nga UÇK-së nuk ka ardhur si pasojë e qëllimeve dashakeqe për pushtet përmes organizatës, por se dhuna ishte e kuptueshme pasi ishte një larje hesapesh pas luftës. Pra çdo akt, çdo veprim nuk kanë qenë terroriste pasi nuk kanë qenë të organizuara, përkundrazi kanë qenë në thelb zemërata e popullit të kthyer pas luftës.
“Thaçi nuk kishte asnjë motiv si subjekt politik për t’i bërë këto veprime.
Në një raport të CIAS-s thuhet se UÇK nuk ishte e përfshire se nuk kishte asnjë veprim terrorist. Thaçi e dinte se nuk do e arrinte dot pavarësinë e Kosovës pa ndihmën e SHBA-ve. Krimet janë kryer, por jo të motivuara. Thaçi se ,mohon se krime janë kryer gjatë dhe pas konfliktit, e ka informuar këshillin e OKB por kundërshton pretendimin se kanë qenë me qëllime politike. Nga vjen kjo dhunë? Se dhunë ka pasur. Dhuna ishte rezultat i veprimeve të pakontrolluara dhe të paorganizuara. Ishte larje hesapesh, sepse kishte mungesë të institucioneve pas luftës. Kishte zemërate nga populli të kthyer pas luftës. Hakmarrja ishte motiv për të kundërshtuar. Në asnjë moment nuk u fol për hakmarrjen e një popullate gjatë luftës.”- tha avokati i Thaçit.
Gjykimi, apo denimi i kater Drejtuesve te UÇK-se, ne Hage, eshte veprim i pa drejte pasi ata nuk kane kryer krime kunder njerzimit ata kane mbrojtur njerzit e tyre nga sulmet e ushtrise e paramilitarve serbe ne Kosove, te cilet cvendosen me dhune 800 mije qyterare te pa fajshem ne vitin 1999, krimet jane bere nga Policia dhe ushtrua e serbe!Kerkohen protest e mbeshteje nga Tirana zyrtare dhe gjithe kancelarite e botes!
Përgjigju