Gjyqi i Hagës/ Mbrojtja: Thaçi s’kishte kontroll në UÇK, udhëhiqej nga komandantët e zonave! E kërcënonin me jetë para se të nënshkruante ‘Rumbujenë’

Gjyqi i Hagës/ Mbrojtja: Thaçi s’kishte kontroll në UÇK, udhëhiqej nga komandantët e zonave! E kërcënonin me jetë para se të nënshkruante ‘Rumbujenë’

1680597115_gad.JPG

Hashim Thaçi nuk kishte më kontrollin e UÇK-së dhe kjo u dëshmua në procesin e negocimit të marrëveshjes së Rambujesë, prej së cilës Thaçi është kërcënuar me jetë. Hezitimi i tij para shkurtit të vitit të 1999, erdhi fillimisht nga mohimi i këtij nënshkrimi nga Adem Demaçi e më vonë nga kërcënimet e komandantëve të zonave, gjë që ndikoi në atë moment kyç të historisë së Kosovës.

‘Po kush i komandonte këto qendra dallimi? Ishin komandantët e zonave. Sa i takon aftësisë të Thaçit për të nënshkruar marrëveshjen e Ramubjesë, kjo vjen për shumë arsye. Kjo vjen sepse duhej autorizimi i Adem Demaçit. Gjatë konferencës, Thaçi u largua nga Rambuje për të marrë miratimin e Dëemaçin. Sepse ishte kundër, nuk përfshinte pavarësinë e Kosovës. Nëse nuk nënshkruhej NATO s’do ndërhynte, pra steka ishte e lartë. Thaçi hezitoi.

“Ti nuk po më kupton, nëse pranoj do kthehem në shtëpi dhe do të më vrasin”- kishte thënë Thaçi. Komandantët e zonës kanë kërcënuar që të mos bëhej nënshkrimi i marrëveshjes së Rambujesë ndryshe do të kishte pasoja.

Hashim Thaçi nuk kontrollonte UÇK-në e bënin komandantët e zonave.  Thaçi po përpiqej të përparonte pozicionin e UÇK-së dhe ti jepte fund luftës. Nuk nënshkroi pa aprovimin e komandantëve të zonës.’- tha avokati.


Lajmi kryesor:

Dita e dytë e Gjyqit në Hagë, ish-komandantët e UÇK njëzëri: Duam të bëhet drejtësi, jemi të pafajshëm! Bashkë do të triumfojmë


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar