SHKODER - Sistemi i drejtësisë në vendin tonë është kritikuar për vonesën e funksionimit të tij. Nga Shkodra, zyrtarja politike e Ambasadës Britanike në Tiranë, Hannah Batchelor ka deklaruar se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Këtë deklaratë, Batchelor e ka bërë në Gjykatën e Faktit në Shkodër, gjatë seancës së fermerëve për kultivimin e kërpit industrial.
Gjithashtu në fjalën e saj, Batchelor ka deklaruar se Ambasada Britanike po e ndjek këtë çështje nga afër dhe është e shqetësuar për zvarritjen e saj. “Jemi shumë të shqetësuar që nuk është dhënë akoma një vendim. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Vazhdimi i kësaj situate është stresues për fermerët dhe familjen e tyre dhe vazhdon të ketë vëmendjen e shoqatës britanike. Ambasada do të vazhdojë të ndjekë ecurinë e kësaj çështje deri në fund dhe shpreson të shikojë dhënien e drejtësisë sa më shpejt dhe në mënyrë të paanshme, për të mirën e të gjithë atyre që janë prekur”, është shprehur ajo. Nga ana tjetër koordinatori i shoqatës britanike “Partneritet për rritje” dhe Shoqatës së Fermerëve të Shkrelit, Alfred Pëllumbi ka hedhur akuza të ashpra ndaj organit të prokurorisë në rrethin e Shkodrës.
Ndërkohë që seanca e radhës në ngarkim të 22 fermerëve që kultivonin kërp industrial është shtyrë pasi prokurorja e çështjes Marjana Shtjefni nuk ka qenë e pranishme. Në të vërtetë ky proces gjyqësor gjatë 2 muajve të fundit vetëm është shtyre për arsye nga më të ndryshmet. Disa muaj me përpara gjykata e Shkodrës dënoi 53 fermerë, të cilët kultivonin kërp industrial në zonën e thellë malore të Shkrelit, me 5-7 vite burg.
(e.n/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com