Pasi Prokuroria e Posaçme dha pretencën për 21 të pandehurit e dosjes "ARRSH", sot në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca e radhës, ku avokatët e të akuzuarve paraqesin argumentat mbrojtëse.

Dy prej të pandehurve protagonistë të dosjes, Erald Elezi dhe Gentjan Gjyli kanë marrë pjesë personalisht në seancë. 

Ndaj të gjithë grupit janë ngritur akuzat “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" kryer në bashkëpunim, “Korrupsoni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,  “Mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “Falsifikim i dokumentave", kryer në bashkëpunim.

Të pandehur nga SPAK janë marrë edhe dy shoqëritë “Net” shpk dhe “Daam” shpk, të cilat po gjykohen më vete me procedurë të zakonshme.

PRETENCA E SPAK
Ervis Berberi- 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar ulet në 6 vite e 8 muaj burg
Ervis Lami- 7 vite e 6 muaj burg, pezullohet
Brunilda Buli- 7 vite e 6 muaj burg, pezullohet
Erald Elezi – 1 vit e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar ulet në 1 vit burg
Gentjan Gjyli – 1 vit e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar ulet në 1 vit burg
Adela Kica – 1 vit burg, me gjykim të shkurtuar ulet në 8 muaj burg- pezullohet në punë me interes publik
Adja Strazimiri – 1 vit e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar ulet në 1 vit burg- pezullohet në punë me interes publik
Adrian Kroi – 1 vit e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar ulet në 1 vit burg- konvertohet në shërbim prove
Altin Marko – 1 vit burg, me gjykim të shkurtuar ulet në 8 muaj burg- konvertohet në shërbim prove
Artan Leskoviku – 1 vit burg, me gjykim të shkurtuar ulet në 8 muaj burg- konvertohet në shërbim prove
Bledar Aliaj – 1 vit e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar ulet në 1 vit burg- konvertohet në shërbim prove
Blerta Musabelli – 2 vjet burg, me gjykim të shkurtuar ulet në 1 vit e 4 muaj burg, pezullohet në punë me interes publik
Denis Xhoxhi – 1 vit burg, me gjykim të shkurtuar ulet në 8 muaj burg- pezullohet në punë me interes publik
Ela Goxhaj – 1 vit e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar ulet në 1 vit burg, pezullohet në punë me interes publik
Genti Raça – 1 vit e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar ulet në 1 vit burg, konvertohet në shërbim prove
Gëzim Noni – 1 vit e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar ulet në 1 vit burg, konvertohet në shërbim prove
Jetmira Dervishi – 1 vit e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar ulet në 1 vit burg, pezullohet në punë me interes publik
Kamelia Tafaj – 2 vjet burg, me gjykim të shkurtuar ulet në 1 vit e 4 muaj burg, pezullohet në punë me interes publik
Orjon Islamaj – 1 vit burg, me gjykim të shkurtuar ulet në 8 muaj burg- konvertohet në shërbim prove
Shkëlqim Lusha – 1 vit e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar ulet në 1 vit burg, konvertohet në shërbim prove
Valbona Pepa – 1 vit e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar ulet në 1 vit burg, pezullohet në punë me interes publik

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.