Gjyqi për ish-bashkëshortin e gjyqtares Fildez Hafizi, mbrojtja kërkon riekspertimin e gjendjes psikike

Gjyqi për ish-bashkëshortin e gjyqtares Fildez Hafizi, mbrojtja kërkon riekspertimin e gjendjes psikike

Ish-bashkëshorti i gjyqtares Hafizi, Fadil Kasemi

Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar ditën e sotme, mbrojtja e Fadil Kasemit i ka kërkuar Gjykatës së Krimeve të Rëndë që ndaj klientit të tyre të hiqet akuza për rrëmbim personi ndaj Klodian Tafës, pasi i pandehuri është vetëdorëzuar.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se Kasemi e mori peng duke e kërcënuar me armë në makinë, por Tafa e gënjeu duke e dorëzuar në komisariatin e policisë.

Gjithashtu mbrojtja kërkoi thirrjen e 6 dëshmitarëve për të treguar jetën që ka pasur i pandehuri dhe viktima përpara divorcit. Sipas dëshmitarëve, Kasemi ka qënë një familjar i rregullt. Prej tyre është kërkuar dhe vendimi nga Gjykata e Tiranës, për të parë arsyet që çuan në divorc.

Sipas mbrojtjes duhet të hetohet jo vetëm ngjarja, të cilën ata e cilësojnë atë të rëndë por dhe rrethanat që çuan autorin ta kryejë krimin.  

Në fund mbrojtja ka kërkuar edhe riekspertimin e gjendjes psikike të Kasemit, pas divorcit dhe në momentin kur është kryer vrasja pasi sipas tyre Kasemi ka qënë i shtruar në spital. 

Ish-bashkëshorti i gjyqtares Fildez Hafizi, Fadil Kasemi po gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Kjo pasi Gjykata e Lartë ka zgjidhur çështjen e moskompetencës.

Kasemi akuzohet për vrasjen e ish-gruas gjyqtare më 31 gusht 2017 brenda makinës, shkak i krimit dyshohet të ishte divorci, ndërkohë që gjyqtarja kishte urdhër mbrojtje nga Gjykata.

Pas një viti ping pong kompetencash është rihapur gjyqin për Fadil Kasemin, avokati i tij Ilia Ilia, kërkoi gjykim të shkurtuar për klientin e tij, ndërsa gjykata e rrëzoi. Kjo ishte hera e dytë që Kasemi bënte një kërkesë të tillë, pasi herën e parë iu refuzua.

Nëse do të pranohej kërkesa atëherë ai do të shmangte burgun për jetë. Por me ndryshimet e fundit, krimi në familjet përjashtohet nga gjykimi i shkurtuar.

Sa i përket dy fëmijëve të gjyqtares, Gjykata ka vendosur që kujdestarinë e tyre ta marrë motra e ish-gjyqtares.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja