Në seancën e sotme të zhvilluar te Gjykata e Krimeve të renda në Tiranë, ish-drejtori i përgjithshëm i Burgjeve Artur Zoto, i cili ështët nën akuzë për korrupsion tha se nuk ka asnjë faj dhe se Iliaz Labin, ish-zëvenedëisn e tij, i cili është gjithashtu nën akuzë dhe ndodhet në arrest me burg, ka patur komunikim të ngrirë.

Zotu u shpreh për Labin: “Ai nuk ka qenë asnjëherë në zyrën time. Nuk kam pasur komunikim dhe as ndonjë takim fizik me biznesmenët”.

Zoto iu drejtua gjithashtu prokurores së çështjes me fjalët: “Nëse jam këtu për gjëra të tjera ju e dini mire”.

Më pas Zoto iu drejtua edhe gjykatësit me kërkesën që të “ngrihet një komision i veçantë që të verifikojë tenderin për të cilin akuzohem”.

Zoto dhe Labi kanë qenë drejtuesit e institucionit të burgjeve në vend për tre vjet, Iliaz Labi dikur ish nën drejtor dhe Artur Zoto ish drejtor i burgjeve, ndërsa tani ata po përballen mes tyre në gjyq ku janë të pandehur për korrupsion.

Labi ka statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe ka dëshmuar kundër ish-eprorit të tij. 

s.k/Shqiptarja.com