Balla - Berishajve: Po ju vjen dita e gjykimit, pse s'shkoni në SHBA? Shkëlzeni: Udhëtove me trafikantë

Në Gjykatën e Tiranës u zhvillua seanca e radhës për shqyrtimin e padisë së ngritur nga Shkëlzen Berisha, ndaj Taulant Ballës, në lidhje me deklarimet e këtij të fundit se Berisha nuk ka paguar taksat. Gjatë ditës së sotme, u bënë parashtrimet e të dyja palëve, ku mbrojtja e Berishës pretendoi se deklarimet e Ballës, janë shpifje dhe me qëllim prishjen e imazhit të tij. Ndërkohë, Balla pretendoi se deklarimet e tij lidhen me dyshimet e krijuara pas hetimit të kryer nga Komisioni hetimor, në cilësinë e drejtuesit të këtij komisioni. Por, Balla vazhdoi me tej, duke thënë se i qëndronte këtyre deklarimeve.

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla i ka bërë thirrje Prokurorisë së Tiranës që të mos pushojë hetimet për Sali Berishën, djalin e tij dhe Ndue Kalaj për privatizimin e OSSHE te CEZ-i.

"Unë i qëndroj akuzës së bërë, se qytetarët shqiptarë kanë humbur 419 mln euro nga privatizimi i OSSHE te CEZ. I bëj thirrje prokurorisë së Tiranës që mos përdorë makinacione për ta pushuar çështjen në ngarkim të Sali Berishës, Nuel Kalajt, Shkëlzen Berishës. Prokuroria të vijojë hetimet dhe me shpresën e gjithë shqiptarëve që SPAK ngrihet së shpejti le të jetë kjo një prej dosjeve që ti vihet në dispozicion SPAK. Për fat të keq, dita e gjykimit për ata po afron dhe ajo ditë nuk ndalet" tha Balla.

 

Ndërkohë që djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha u shpreh se Balla nuk ka asnjë provë për akuzat, ndërsa shtoi se prokuroria është nën presionin politik të shumicës.

'Nuk dha asnjë provë të vetme për të vërtetuar shpifjen për evazion fiskal. U përpoq për të rikthyer vëmendjen te komisioni parlamentar që udhëhiqte. Në atë periudhë më akuzonte për udhëtime apo persona që kisha lidhje. Por në atë kohë ai udhëtonte me një trafikant droge nëpër destinacione turistike në Europë, Edmond Bego. Ky jo vetëm ka marrë pjesë në mënyrë të jashtëligjshme në tendera, por ka fituar edhe 16 mln euro. I dyshuari për sponsorizim për këto udhëtime ka fituar 16 mln euro nga entet shtetërore duke mos pasur të drejtë që të marrë pjesë në tendera. I akuzuari duhet të shpjegojë si ka mundësi që paratë e shqiptarëve i jepen këtij personi. Prokuroria është në presionin politik të shumicës dhe pse nuk paguan detyrimin për shpifjen. Beteja vijon, shpresoj në vendosjen e të drejtës në vend dhe dënimin e zotit Balla" tha Berisha.

Por, pas deklaratës së djalit të ish-kryeministrit, Balla ka reaguar sërish duke replikuar në rrjetet sociale. "Shkelzen! Ti ke të drejtë që vazhdon leh, përderisa akoma drejtësia është mes dritës dhe errësirës dhe errësirën e kontrollon ti me tët atë! Por meqë sot dole nga strofkulla a nuk na thua, kur do shkosh në Amerikë?! Ose më saktë, pse gojet e liga thonë se nuk të japin më biletë për Amerikë as ty dhe as motrës tende, se kunatit jo e jo?!" shkruan Balla.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Titi: 11/02/2019 18:02

    O Taulant zari, po shefit tend rilindas a i ben dot thirrje te shkeputet nga aferat qindra milione euroshe me familjen Berisha nepermjet sekserit te perbashket Ulaj?

    Përgjigju
  • fadil BYTHQIR BAJG gjoleka: 11/02/2019 17:58

    O zen sy peshkaqeni po SHBA pse ta ka ndaluar hyrjen në AMERIK ? ? ? Apo dhe AMERIKA është shpifse e të ka inat ty o fundërrina e kryekriminelit malok salhe. Ju jeni familja më e urryer e SHQIPTARVE. ZOTI MART HAK PËR SHQIPTARËT

    Përgjigju
  • Hinglateri: 11/02/2019 15:18

    Zeni s.. i Berishes nje jashtqitje e Kombit

    Përgjigju
  • Vjershat: 11/02/2019 13:05

    Vjershat e mashtrimit ps: cez, 21 janari etj. Nuk kane bere asgje me zbuluar prova kunder Sales po behen 6 vjet. I shkret kush i beson ktij teatrit ps/pd. Duhet me i shporr te dyja+lsi bashke militantet e ndyre qe i ndjekin.

    Përgjigju
    • Babalja: 11/02/2019 16:04

      Vetem kohe fitojn shpellaret, se shpetim nuk kane.

    • CaBone: 11/02/2019 14:45

      Ti harron nje fakt qe kta i kan kap me prokuror e gjyqtar bashk. Kush do i denoj? Edhe Shqiprin i bien ta besh ti pastaj?

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale