TIRANË - Kryeministrit Edi Rama i ka sosur durimi teksa ka qëndruar për rreth 3 orë me rradhë në Gjykatën e Lartë dhe më pas ka braktisur seancën dhe ka lënë në sallën e gjyqit të vetme avokaten e tij, Enkelejda Muça. Largimi i tij, është bërë fill pas fjalës së avokatit të deputetit të PD njëherësh kreut të grupit parlamentar të kësaj force politike Edi Paloka, i cili renditi një sërë argumentash dhe përmendi dy vendime të Gjykatës së Lartë, të cilat për të njëjtën objekt padie si kjo që ka ngritur Rama, kanë vendosur të pushojnë çështjen.
Rama, pas këtij fjalimi ka folur i nervozuar duke pohuar se ka ardhur në Gjykatën e Lartë që të marrë drejtësisë, por sipas tij salla e gjykatës u shndërrua në një seancë parlamenta e stërzgjatur. Në fjalën e tij Rama, replikoi dhe me avokatin e Edi Palokës, Ivi Kaso, të cilin e krahasoi me një personazh tek libri “Ushtari i mirë Zhvejk”, të cilin Rama pohoi se e kishte lexuar kur ishte fëmijë.
Mirëpo shumë shpejt ka ardhur replika e avokatit Kaso duke pohuar se kryeministri Rama nuk di se çfarë pohon, pasi libri që citoi, sipas avokatit nuk është një libër për fëmijë, por një libër për moshat e mëdha.Fill pas kësaj, Rama kërkoi nga gjykata që të largohet ende pa përfunduar seanca, ndërkohë ndryshe nga sa ishte betuar në seancën e parë se do merte pjesë çdo seancë, Rama ka pohuar se nuk do paraqitet më në Gjykatën e Lartë, duke i lënë çëshjen e tij në dorë të avokates.

"Unë nuk njoh akuza në emër të partisë, unë njoh akuzues që kanë marrë përsipër të ushqejnë veten duke jetuar si shpifës profesionistë, por dhe duke helmuar publikun nga shpifje nga më monstruzoet. Është koha të bëjmë një betejë të një politike që jeton me shqpifje, që çorodit opinionin, duke turpëruar Shqipërinë dhe shqiptarët edhe në sytë e ndërkombëtarëve. Unë do bëjë gjithçka për të bërë diçka në këtë betejë mes europës dhe mesjetës, mes forcave e indivdë që janë në politike për të bërë mirë dhe forcave e indidvidëve që janë në politikë për të bërë keq", deklaroi shefi i qeverisë.
Po në Gjykatën e Lartë është zhvilluar dhe seanca e parë gjyqësore mes kryeministrit Edi Rama dhe sekretarit të Përgjithshëm të PD Arben Ristani. Ky i fundit deklaroi se kërkoi terheqjen e Rames nga padia, duke thënë se deklarata dhe akuzat nuk janë qendrimi i tij personal, por i PD-së. Pavarësisht kësaj ai tha se gjithçka është e provuar.

"Siç jeni në dijeni, sot ishte seanca gjyqësore që sipas procedurave që ndjek gjykata ka të bëjë me një formalitet pajtues midis palëve në proces. I kërkova të dëmtuarit akuzues që ta tërhiqte kërkesën e tij ndaj kallëzimit që ka bërë për Arben Ristanin sepse qendrimi që është mbajtur dhe fjalët që për të dëmtuarin akuzues përbëjnë shpifje apo fyerje, nuk janë fjalë personale të Arben Ristanit por është qëndrim politik i Partisë Demokratike, ndonëse unë ndaj bindjen time të thellë që qendrimi politik i Partisë Demokratike është një qëndrim i saktë, i drejtë, i vërtetë dhe i provuar. Sepse në pushtet kemi një bandë kriminale, një kryeministër të lidhur me bandat që punon për bandat dhe ka inkriminuar parlamentin dhe administratën shtetërore. Tashmë ju keni dokumente publike zyrtare siç është marrëveshja e dekriminalizimit ku me kërkesën dhe vendosmërinë e Partisë Demokratike dhe me mbështetjen e parnerëve ndërkombëtarë u arrit të firmosej një marrëveshje për dekriminalizimin e parlamentit dhe administratës dhe është e kuptueshme se përgjegjësi kryesor për inkriminimin parlamentit dhe administratës është kryeministri i Shqipërisë. Po kështu keni edhe një qëndrim zyrtar të SHBA-ve, ku i kërkohet kryeministrit që të vazhdojë dekriminalizimin e administratës publike dhe të parlamentit. Qendrimi ynë publik i Partisë Demokratike është tërësisht i bazuar tashmë edhe në dokumente zyrtare përveç shumë provave të tjera që tregojnë inkriminimin e kësaj qeverie.Edhe në pyetjen tuaj duket qartë se Ambasada e SHBA-ve, e cila edhe ajo nuk shpreh qëndrim personal por qendrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i bën thirrje kryeministrit që të dekriminalizojë. Po flasim për një kryeministër të inkriminuar dhe bashkëpunëtor me krimin.Provat janë të shumta përveç dokumenteve zyrtare. Por le të themi që për kënaqësinë e publikut dhe tuajën, edhe një prononcim të ish-ministrit Dritan Prifti i cili e ka parë z Rama duke mbushur hundët me kokainë në tavolinën e zyrës, gjë që tregon lidhjen e tij me krimin sepse kokainën nuk e ka blerë në farmaci por e ka marrë nëpërmjet kriminelëve dhe bandave të krimit që vijnë vërdallë nëpër Shqipëri", deklaroi Ristani.
Ora 11:07 Përballja e dytë, Rama-Paloka për shpifje
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Grupit Parlamentar të PD janë futur në Gjykatën e Lartë, pas padisë së bërë nga shefi i qeverisë për shpifje ndaj këtij të fundit. Kjo është seanca e dytë, pas asaj të 2 marsit ku kryeministri Rama nuk pranoi të pajtohej me Palokën, ndërsa deklaroi se do të jetë i pranishëm në çdo seancë për t'u përballur me deputetët e opozitës që ai vetë ka paditur për shpifje. Para fillimit të seancës, kryeministri Rama ka postuar një foto në rrjetin social Twitter, ku shkruan: Ne Gjykaten e Larte per t'i sherbyer publikut qe duhet te dije te verteten e akuzave te Ristan Palokes ndaj meje!

Ora 13:08 Padia për shpifje ndaj Palokës, Rama: Kërkuan të pushohet çështja, s'kanë prova, por opinione
Pas dy orësh në këtë seancë, kreu i qeverisë është larguar e ndërsa ka deklaruar për mediat se Paloka kërkonte të pushohet çështja, pasi nuk kanë prova, por opinione. “Dëgjuat nga fillimi në fund se më ca pafytyrësie, pasi molepsen me akuza të rënda të drejpërdrejtë vijnë në gjykatë e kërkojnë të pushohet çështja se s’kanë prova, por kanë opinione. Ky është fundi i një force politike që pretendon të përfaqësojë qytetarë, duke i dezinformuar në mënyrë të qëllimshem dhe të vetëdijshme në pëpjekje për ta bërë Shqipërinë të duket e baltosur e sa më e ndyrë. Duke ndotur gjithçka që del përpara e nxjerrë nga goja gjithçka që vjen erë. Turp!”, deklaroi Rama.
Ora 13:34 Paloka: Seancën tjetër sjellim prova, Rama presion Gjykatës
Pas përfundimit të seancës deputeti demokrat Edi Paloka tha se kryeministri po përpiqet me çdo kusht të legjitimojë krimin. Ndërsa theksoi se në seancën tjetër atë të 3 prillit do të sillte prova, Paloka tha se Rama po bën presion mbi Gjykatën për të dalë i fituar. “Po përpiqet me çdo kusht, të legjitimojë krimin në adminsitratën shtetrëore e në Kuvend. Kërkon t’i mbyll gojën jo vetëm mediave por dhe opozitës. Qytetarët janë të vetëdijshëm për lidhjet që ka me krimin. Kryeministri është koka e kësaj qeverie, është koka e lidhjes me krimin. Kemi të bëjmë me një kupolë mafioze, e siç e shihni dhe për rastin “Doshi” përpjekjet shkojnë për mbulimin për mbylljen e çështjes. Kemi të bëjmë me një fakt të njohur që kjo qeveri është e lidhur me krimin. Provat do t’i paraqesë akvokati në seancën tjetër, do t’i këkrojmë gjykatës të na vërë në dispozicion dhe tabulatet e kryeministrit si provë ditekte, që do tregojë lidhjet me krminelët. Ai po përpiqet të bëjë presion mbi gjykatësit, pasi fyeu para gjykatës palën tjetër para se kjo Gjykatë të vendosi ai dha vendimin që kjo Gjykatë duhet të japë. E tha se që nga sot nuk do paraqitet më, seanca e sotme nuk i pëlqëu. Do përballet me drejtësinë, ka ardhur si denoncues e do përfundojë si i akuzuar”, deklaroi Paloka.
/Shqiptarja.com

VIDEO