TIRANE-Pas marrjes së kompetencave të reja, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka nisur forcimin e radhëve për të kaluar në filtër vendimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve për vitet e fundit kur janë pezulluar si pasojë e periudhës tranzitore deri në ndërtimin e institucioneve të reja të drejtësisë.
Pas kërkesës së kreut të ILD-së për staf mbështetës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi dje dy vendime të rëndësishme duke iu përgjigjur thirrjes. KLP-ja miratoi vendimin për komandimin e Mirela Kapos në stafin e ILD-së. Gjithashtu është miratuar edhe vendimi për fillimin e procedurës për verifikimin e figurës për kandidatët që kanë shprehur interesin për t’u komanduar si inspektor në ILD.
"Para Këshillit janë prezantuar opinionet për kandidatët, të cilët kanë shprehur interesin për t’u komanduar pranë zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Midis 2 kandidaturave, Këshilli miratoi me 10 vota pro, opinionet për kandidimin e znj. Mirela Kapo. Me 10 vota pro janë miratuar projekt-vendimet për fillimin e procedurës për verifikimin e pasurisë dhe figurës për kancelarët në detyrë në sistemin e prokurorisë dhe projekt vendimet për fillimin e procedurës për verifikimin e pasurisë dhe figurës për kandidatët që kanë shprehur interesin për t’u komanduar si inspektor në ILD, si vijon: Elena Pelushi, Xhevahir Lita, Daniela Sulaj, Sonila Muhametaj Domi" thuhet në njoftimin e KLP-së.
Por cfarë do të bëjë ILD-ja? Ligji i miratuar në 12 Shkurt në Kuvend ka synim hetimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilësuar ‘KÇK’ nga ILD-ja dhe pezullim brenda 6 ditëve. Artur Metani u shpreh pak ditë më parë se numri i ankesave ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve ka shkuar mbi 900 në tre vitet e fundit dhe për këtë shkak kërkoi staf, që ka nisur të plotësohet nga KLP-ja.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.7%
-
Jo
46.9%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5692
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Komisioni antikorrupsion/ SHBA, Britania dhe BE: S'ka kthim pas të reformës në Drejtësi! Gonzato: Zbatoni vendimet e Kushtetueses siç janë
26 Shtator 2024, 11:28
-
Kreu i ILD Metani: Komunikimi diplomatik për drejtësinë, ndihmon procesin integrues të vendit në BE
26 Korrik 2024, 08:44
-
Raportet vjetore 2023, Çela: Kam kërkuar përshpejtim të hetimeve për Mikrokreditë! Akuzat politike minojnë besimin
15 Korrik 2024, 20:58
-
Kreu i ILD Artur Metani në Kuvend: Ka pasur anatemim të punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve nga politika
15 Korrik 2024, 16:43
-
Kreu i ILD-së vizitë zyrtare në Inspektoratin e Përgjithshëm të Drejtësisë së Francës! Në fokus procesi para-disiplinor ndaj magjistratëve
22 Qershor 2024, 10:39
-
Ndreca kritika ILD-së: U shqyrtuan pak ankesa të qytetarëve! Edhe SPAK pa burime njerëzore, por është produktiv! Metani: Shohim standardin, jo numrin e hetimeve
23 Maj 2024, 12:42
-
SHBA/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani takim me profesionistët shqiptarë në Nju Jork, ftesë për bashkëpunim me ILD
10 Maj 2024, 18:12
-
Artur Metani vizitë në SHBA, zyrtarët amerikanë riafirmojnë mbështetjen për ILD
8 Maj 2024, 21:26
-
Ambasadori i BE, Gonzato: Forcimi i mëtejshëm i gjyqësorit, investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë në BE
29 Prill 2024, 20:04
-
Inspektori i Lartë i Drejtësisë Metani takohet me studentët në Shkodër, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin ‘Luigj Gurakuqi’
4 Prill 2024, 22:40
-
Pas largimit nga Shqipëria, Blinken ‘zbërthen’ takimin me Dumanin dhe krerët e drejtësisë: Luftë korrupsionit, koha të veproni me guxim
16 Shkurt 2024, 07:29
-
Lorenc Vangjeli: Të gjitha rrugët të çojnë tek Sokol Sadushi, aty është edhe Dumani e Metani
25 Janar 2024, 16:21