Ridvan Hado dhe Neritan Cena janë dy anëtarët më të rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në konferencën e sotme gjyqësore të Këshillit të Lartë, Ridvan Hado u zgjodh anëtar me 253 vota dhe Neritan Cena me 280 vota.

Aktualisht, Hado mban detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit Tiranë, ndërsa Cena është gjyqtar në Gjykatën e rrethit Gjqësor Tiranë.

Më herët, 39-vjeçari Neritan Cena ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjqësor Vlorë, nga tetori i vitit 2005, deri më mars të 2010-ës. Ndërsa, nga shatori i 2004-ës deri më shkurt të 2005-ës, ai ka mbajtur postin e gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin. 

Ridvan Hado ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë nga viti 2000 e deri më 2013-ën. Ndërsa, nga viti 1996 e deri në vitin 2000, 55-vjeçari ka qenë ndihmës gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.

Redaksia Online
(m.b/Shqiptarja.com)