TIRANE- Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, kërkon shfuqizimin e ligjit për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi sipas drejtuesve, ligji z’beh pozicionin e sektretarit të gjykatës dhe rit rolin e kancelarit. Ky i fundit është një post politik, pasi emërohet nga Ministri i Drejtësisë.

Ditën e djeshme është zhvilluar seanca gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese, ku Unioni i Gjyqtaraëve të Shqipërisë, ka kërkuar shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i ligjit nr.109/2013, datë 01.04.2013 “Për administratën Gjyqësore në Republikën e Shqipërisë”.

Pezullimi i zbatimit të tij deri në dhënien dhe hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese. Gjatë seancësh gjyqësore, përfaqësuesit e Unionit, kanë dhënë argumentat e tyre, por që më pas Gjykata Kushtetuese është tërhequr për vendim. Aktualisht, gjykata Administrative ka filluar punën që në 4 nnëtor megjithë problematikën që është hasur në këtë gjykatë.

Kështu në vendet vakante në Gjykatën e Lartë, është kryer komandimi i 5 gjyqtarëve ndërkohë që komandime janë bërë edhe në gjykatën e Apelit. Tashmë pjesa më e madhe e padive që kanë karakter administrativ gjykohen pikërisht në këtë gjykatë.

Hapja e kësaj strukture të re në gjyqësorin shqiptar solli mjaft debate mes anëtarëve të KLD dhe ministrit aktual Nasip Naço. Ky i fundit fillimisht nuk ishte dakort për fillimin e punës në 4 nëntor, por pas kundërshtimeve që pati në mbledhjen e KLD, Naço ka dhënë “ok” fillimit të funksionimit të kësaj strukture.

Ka qenë komuniteti i biznesit që ka këmbëngulur për fillimin e punimit të kësaj gjykate, pasi sipas disa prej shoqatave të biznesit, në gjykatën e Tiranës, kishte shumë ngarkesë dhe për pasojë krijoheshin vonesa të shumta.
 
 Shkrimi u publikua sot (14.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)