Pas 5 grave, kalon Vettingun gjyqtari i parë, Islamaj i Gjykatës së Lartë: Përgjegjshmëria shpërblehet!
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, ka kaluar me sukses procesin e Vettingut, duke u bërë kështu gjyqtari i parë mashkull që kalon Vettingun. Islamaj rezulton i pastër nga figura dhe me pasuri të justifikuar.
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, ka kaluar me sukses procesin e Vettingut, duke u bërë kështu gjyqtari i parë mashkull që kalon Vettingun, pasi më parë kanë kaluar këtë proces me sukses vetëm gratë gjyqtare.
KPK ka dhënë sot vendimin për gjyqtarin Islamaj, duke e konfirmuar atë në detyrë, pasi rezulton i pastër nga figura dhe me pasuri të justifikuar. Pas vendimit të KPK, gjyqtari Islamaj foli shkurtimisht, duke thënë se "Përgjegjshmëria shpërblehet".
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë dha llogari në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dy ditë më parë, në seancën dëgjimore para trupës gjykuese të përbërë nga Suela Zhegu, Pamela Qirko, Genta Tafa (Bungo), ku deklaroi se pasuria e tij është e trashëguar nga gjyshërit.
Nga hetimet e KPK, rezultoi që gjyqtari të ketë dy apartamente në Durrës, ku njëri është në pronësi të bashkëjetueses, 1000 m2 tokë arë në Kavajë, dy garsionere dhe garazh+dyqan te Shkëmbi i Kavajës, si dhe një autoveturë, pasuri këto me burim të justifikuar, si dhe nuk kishte kryer deklarim të rremë.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73%
-
Pak
20.4%
-
Nuk kam mendim
6.6%
Vota total: 574
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KPK e kishte shkarkuar në 2022, KPA rikthen në detyrë gjyqtaren e Shkodrës Ermira Dedja
25 Mars, 16:31
-
Kryeprokurori i Lezhës përballet me Dumanin në Vettingun e KPA! Kreu i SPAK kërkon shkarkimin dhe i rendit shkeljet Erjon Shehajt: S’ke bërë hetime të thelluara
19 Mars, 14:33
-
Pasuria dhe profesionalizmi, Vettingu i KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Erind Reovica
19 Mars, 10:32
-
KPK e kishte shkarkuar Violeta Shkurtën më 2022, KPA rikthen në detyrë prokuroren e Fierit
17 Mars, 11:58
-
Ishte në 'listën e zezë' të Laert Haxhiut për t'u eliminuar, KPA rrëzon KPK dhe kthen në detyrë prokuroren Merita Selimi
12 Mars, 21:04
-
Vettingu i KPA-së lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares së TikTok-ut në Elbasan! Enkeleda Kapedanit iu gjetën probleme me pasurinë
12 Mars, 19:06
-
Vettingu nxjerr nga drejtësia prokurorin e Elbasanit, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për Binas Ninën! Magjistrati me dy shtetësi, rezident dhe në SHBA! Probleme me pasurinë
6 Mars, 16:59
-
ILD kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtares Arta Llazari, më 2023 kaloi Vettingun: Shkelje të rënda, pati 11 ankesa ndaj saj!
5 Mars, 21:44
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Vlorës Erjon Çelaj
4 Mars, 11:03
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares së Tiranës Manjola Bejleri
26 Shkurt, 19:42
-
KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e gjyqtares së Tiranës Shefkie Mataj
25 Shkurt, 16:40
-
KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin e Gjirokastrës Arben Dosti
13 Shkurt, 17:39