'Pasuri nga gjyshërit', gjyqtari Edmond Islamaj në 'sitën' e Vettingut, KPK: S'ka deklarim të rremë

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, është gjyqtar i parë mashkull që pritet të kalojë me sukses procesin e Vettingut. KPK lexoi sot raportin për Islamajn, prej ku rezultoi se ai ka pasuri me burim të justifikuar dhe nuk ka kryer deklarim të rremë.

Nga hetimet e KPK, rezulton që gjyqtari të ketë dy apartamente në Durrës, ku njëri është në pronësi të bashkëjetueses, 1000 m2 tokë arë në Kavajë, dy garsionere dhe garazh+dyqan te Shkëmbi i Kavajës, si dhe një autoveturë. 

Vetë gjyqtari Islamaj ishte i pranishëm në seancën dëgjimore, ku deklaroi se pasuria e tij dhe e familjes së tij është e trashëguar nga gjyshërit. 


Gjyqtari Edmond Islamaj sot pas seancës në KPK

Në nisje të seancës, KPK ka lexuar raportin e ILDKPKI, në të cilin thuhet se gjyqtari Islamaj ka pasuri të ligjshme, të justifikuar me burime dhe nuk ka bërë deklarim të rremë. KPK ka kryer një hetim të thelluar, ku ka pyetur dhe një dëshmitar në lidhje me deklarimet e pasurisë së gjyqtarit.

Gjyqtari ka apartament banimi me sipërfaqe 81.57 m2 në Durrës, tokë arë 1000 m2 në Karpen, Kavajë, të vlerë në vitin 2015. Ai ka llogari bankare që prej vitit 2000, fillimisht me vlerë 5 mijë euro, llogari bankare të krijuar më 2016 me gjendje 20 mijë euro. Islamaj ka në pronësi të bashkëjetueses apartament me 141.13 m2 në Durrës, si dhe dy garsionere te Shkëmbi i Kavajës.

Ndërsa, në pronësi të gjyqtarit regjistrohet dhe një garazh+dyqan po në qytetin bregdetar. Gjyqtari ka një autoveturë të vitit 2008, të blerë 3 mijë euro. Sipas DSIK, gjyqtari është i pastër. Nga hetimet ka rezultuar se si gjyqtari Islamaj edhe bashkëjetuesja e tij kanë bërë deklarime ndër vite. Ndaj Islamajt janë bërë 6 denoncime nga qytetarët, të cilët nuk kishin fakte e prova. Gjyqtari është i aftë profesionalisht.

Raporti i KPK

Nga ana e tij, gjyqtari e ka cilësuar korrekt gjithë procesin e Vettingut, ndërsa ka kërkuar konfirmimin në detyrë.

Nuk kam asgjë të re për të thënë. Procesi ka qenë me dialog. Jam përgjigjur me korrektësi. Pasuria ime dhe e familjes sime është pasuri e trashëguar nga gjyshërit. Në vitet ’90 jam bërë gjyqtar në një moshë fare të re. Kërkoj konfirmimin në detyrë.

Gjyqtari Edmond Islamaj

Pak ditë më parë, Shqiptarja.com zbardhi ekskluzivisht pasurinë e gjyqtarit Islamaj, i cili rezultonte të kishte troje e banesa dhuratë nga prindërit e tij dhe të bashkëjetuese, ashtu siç pohoi dhe vetë gjyqtari që ka një pasuri të trashëguar nga gjyshërit.

Në orën 11:30, KPK do të zhvillojë seancë dëgjimore me prokurorin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, Dritan Prençi. Trupa që do të gjykojë prokurorin Prençi do të përbëhet nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko, Suela Zhegu.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Admin: 05/06/2018 13:59

    Bravo vettingu, te gjithe gjyqtaret e prokuroret i kane gjyshet, vjerrat e kunetrit pronare te medhenj pronash. E cuditshme qe 90% e popullit ankohet per padrejtesi ne marjen e prones. "Popull mashtrues" 5 gjyqtare per show or vetting, tani 5 kalojne, 1 mbetet...

    Përgjigju
  • Lefteri: 05/06/2018 13:08

    GJYSHI I PASUR NE KOHEN E ENVERIT!!!!! CDO GJE DUHET TE LLOGARITET ME MINIMUMIN JETIK QE MBIZOTERON SOT NE SHQIPERI

    Përgjigju
    • Labi: 05/06/2018 14:44

      O Lefter mos komento per njerez qe nuk i njeh se ata qe po i kontrollojne jane nga matane oqeanit. Dhe duaje gjyshin edhe pse nuk te la pasuri!

  • Shqiptari: 05/06/2018 12:14

    Nuk e di po kesaj Bungos sikur i dalin te gjithe ne rregull. Shpresojme qe mos na dh***n dhe keto te Vetting-ut...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Dimal-Berat, në hyrje të fshatit Moravë, mjeti del nga rruga! Drejtuesi me fraktura përfundon në spital 

Aksident në aksin Dimal-Berat, në hyrje të fshatit Moravë, mjeti del nga rruga! Drejtuesi me fraktura përfundon në spital