Gjyqtari i “kamur”, indinjimi
publik me “pikatore”

Gjyqtari i “kamur”, indinjimi<br />publik me “pikatore”<br>
Një gjyqtar i Apelit është ndaluar në Tiranë pasi në shtëpinë e tij policia gjeti një vlerë parash prej 300 milionë lekësh të vjetra, pas urdhrit për kontroll të lëshuar nga Prokuroria për të.

Një lajm i tillë, që përngjason me preludin e nisjes së “Vettingut” në sistemin e drejtësisë, është i paprecedentë në historinë e Shqipërisë.

Në fakt, dy raste të ngjashme të mëparshme gjyqtarësh të zënë “mat” me para nëpër veturat e tyre, nuk i kanë tejkaluar vlerat e 20 mijë eurove, të cilat kanë qenë shumë më të lehta për t’u justifikuar, edhe pse ngjasonte me një “tarifë fikse shërbimesh”.

Gjetja e 300 milionë lekëve cash në shtëpinë e një gjyqtari që akuzohet për ndryshimin e akuzës një të dënuari me 20 vite burg për vrasje, dhe kur ai do ta kishte shumë të vështirë ta justifikonte me pagën dhe të ardhurat e tij si gjyqtar, duhet ta kishte shkundur opinionin publik në çdo vend të Kontinentit të Vjetër.

Regaimet e opinionit publik shqiptar janë të jashtëzakonshme kudo nëpër rrjete sociale, qoftë edhe për zënkën më të vogël mes politikanëve, por për një çështje kaq jetike që prek arteriet funksionale të “Vettingut”, pezmatimi i opinionit publik e bën thuajse të pamundur që të gjesh më shumë se 3-4 të indinjuar që të reagojnë.

Çështja që ndërkombëtarët thonë se është aq e dëshiruar nga shqiptarët, në të vërtet duket se mezi i bën 2-3 shqiptarë bashkë, duke vënë edhe një herë theksin te rëndësia se përse ky ndryshim duhet të vijë domosdoshmërisht nga lart, sepse ndoshta e tejkalon dhe kapërcen nivelin e ndërgjegjësimit të popullit për të cilin bëhet.

Hiq faktin se çdokush është i pafajshëm deri në momentin e një dënimi që merr formë të prerë, vetëm gjetja e një shumë të tillë do të ishte mëse e mjaftueshme për të ngritur pyetje dhe dyshime të shumta.

Ndër të paktat reagime nga njerëz publikë në rrjetet sociale (që për gjëra shumë më banale “zien” apo “thyhen”) bien në sy ai i drejtuesit të lajmeve në kanalin Klan Plus, Mentor Kikia.  

“Ja qe nuk qenka kaq shume e veshtire sa na duket.... E pergjuan, e arrestuan, e kontrolluan, i gjeten 30 milione leke(te reja), ia sekuestruan dhe gjyqtari tashme eshte ne burg. Perse duhej doemos te behej nje reforme e madhe ne drejtesi per te perjashtuar arrestuar te korruptuarit? Korrupsioni luftohet edhe me keto ligje qe kemi. Mjafton qe ata qe e kane ne dore, te bejne punen”, - shkruan Kikia, i cili e mbyll duke theksuar “P.S: Kete e them me garanci te plote. Kete gjyqtarin e njoh. Kur kane mesuar arrestimin e tij te gjithe te tjeret ia kane plasur te qeshures. Sepse ato qe Shkelqim Miri i kishte ne Leke ata i kane ne Euro.”

Ndërkohë, avokatja Brizida Gjikondi vëren se “Çim Miri eshte peshku më i vogël i akuariumit te qelbur te drejtesise shqiptare. E kam njohur kur ishte gjyqtar ne shkalle te pare... dhe ne rast se do reduktohen tek ai qe mbeshtetjen politike e ka mediokre vetem per te hequr vemendjen nga peshkaqenet atehere Vetingut.. ngushellime dhe i shkofshim per te mire...”.

Pedagogu dhe moderatori televiziv Erion Kriste përdor sarkzmën dhe humorin, kur shkruan me theks latin për të evokuar ndoshta “narcos”-ët: “Trecentos miliones de lekos jane gjeturs ne shtepiu te njes gjyqtaris. 300 000 000 lv. Kursimos? Pse gjyqtaris jo ende arrestis? Vettingus pordhus kalis.”

Por a është i mjaftueshëm kaq presion shoqëror për të detyruar vullnetin politik dhe drejtësinë shoqërore që të anojë në anën e së mirës?

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Humbja në Liverpool, Ancelotti: Keni për ta parë, do kualifikohemi dhe do garojmë për trofeun

Humbja në Liverpool, Ancelotti: Keni për ta parë, do kualifikohemi dhe do garojmë për trofeun