Hetimet për 21 janarin, Romeo Kara: Berisha të vret për pushtet! Një tufë maskarenjsh ende i shkon prapa! Merkoçi: Duhen hetuar edhe Bamir Topi me Ina Ramën

TIRANË - Avokatët Romeo Kara dhe Fatmir Merkoçi debatua në ‘Studio Live’ lidhur me hetimet e SPAK për 21 janarin, në prag të 14 vjetorit të kësaj ngjarjeje tragjike, ku gjatë protestës së opozitës pushteti i Berishës vrau 4 persona në bulevard.

Kara sheh me interes dëshminë e mundshme të ish-presidentit Bamir Topi. Për Arbër Hitajn theksoi se drejtësia nuk mund të vonojë më për të sjellë para përgjegjësisë të gjithë ata që penguan hetimet.

'E shoh me interes dëshminë e Bamir Topit. Të shohim personat përgjegjësi që guxuan të mos lënë hetimet të vijojnë. Dhe të shohim provat e reja. Mendoj se është plotësisht vrasje shtetërore. Do ketë persona të rinj në akuzë nëse kemi proces të rregullt. Vrasje që i shkon për shtat karakterit të Berishës. Ka ndodhur me urdhër nga lart. Do mjaftonte kjo.

Padrejtësia shtrihet në kokat më të larta. Kemi sebepin për 21 janarin ta përmendim. S’po marrim 21 janarin dhe akoma nuk i hiqet qafe kësaj Shqipërie. Me një tufë maskarenjsh që e mbështesin. Të mbështesësh një gjakatar. Nuk janë më të paditur. Të vlerësojnë çka ka bërë. Dhe të na hiqen me hipokrizi dhe me dhunë, ngaqë nuk kanë dhunë, shkojnë te denigrimi i atyre që janë kundër. Shqipëria duhet të ndahet nga këta.'

Nga ana tjetër, Merkoçi shtoi se përgjegjësia për ngjarjen nuk është vetëm e ekzekutivit të kohës, por edhe e institucioneve të tjera, përfshirë opozitën.

'Strasburgu ka thënë krim shtetëror. Janë të përfshira gjithë institucionet e shtetit. Edhe opozita. Edhe opozita është në pushtet në formën dhe mënyrën e saj. Tërësia e shtetit, shtetit është nocion abstrakt. Të gjitha aktorët politikë, janë të përfshirë në këtë ngjarje. Ajo që të lë të dyshosh fakti që gjithë këta aktorë kanë pasur pushtet. Topi dhe Ina Rama kanë qenë me pushtet. A e kanë ushtruar funksionin e tyre? Nëse kjo polici nuk zbatoi urdhrin e prokurorit, prokurorja kishte të drejtë të nxirrte urdhër arrest për moszbatimin e urdhrit. Përgjegjësia nuk është vetëm e njërit.'

"Berisha të vret për pushtetin e tij," deklaroi Kara, duke theksuar se 21 Janari mbetet një simbol i padrejtësisë shtetërore që kërkon zbardhje të plotë.

'Mendoj se do ketë hetim të plotë. Opozita atëherë pretendon se është provokuar. Por që të ketë Bamiri, ka fituar pikët më të mëdhaja në politikë pas këtij akti. Akt i rëndësishëm. Bëri kurban gjithë vazhdimin e tij në politikë. E përballoi me dinjitet atë post. Bamirin e veçoj. Ka qenë një lloj opozite edhe kur Saliu ishte në kulmin e tij. Ka ruajtur sensin e pastër të presidencës. Dhe ti supervizosh vilën një presidenti, për ta rrezikuar apo jo. Kjo ka ndodhur tani në Korenë e Jugut, por nga shteti. Bamiri ka qenë në pozita të tilla që zgjodhi në fund vijnë institucionale. Ka qenë vija e kuqe. Po ta shkelur këtë vijë, mund të themi pse. I ka dhënë përkrahje kryeprokurores.

Kot s’kemi thënë atëherë, Berisha të vret për pushtetin e tij. Sot i duhet pushteti se është në kushte mbijetese. Edhe sot, të jetë ai i pabesë të bëjë kodin zgjedhor dhe të dali alternativë, po përballemi me një të keqe. Pa drejtësinë nuk ka asgjë. E kam provuar, janë të padrejtë. Nuk dëshirojnë njerëz që nuk mendojnë si ta. Nuk e pranojnë të folurin ndryshe. I plas tëmthi kur ka njerëz që flasin lirshëm. Por kush janë këta që na skllavërojnë. E keqe jo e vogël. I kanë ndarë tregjet bashkë. Edhe aty ku është në rrugën Mustafa Matohiti i shkojnë të ardhurat. Bëjnë biznes me të ardhurat tona.'

Merkoçi theksoi se ngjarja nuk ishte rastësore dhe kërkoi që të gjithë personat përgjegjës, përfshirë kryeministrin, ministrat dhe aktorët e tjerë politikë, të mbajnë përgjegjësi morale dhe ligjore.

'Ajo ngjarje që u bë rastësore, nuk u shkrep rastësisht armët. Ka ministra përgjegjësi, ka kryeministër, ka prokuror, ka opozite që ka sjellë popullin në shtet. Në këto momente ka një përgjegjësi morale, a ka ligjore do e nxjerri hetimi. Çdo person i një institucioni shtetëror, duhet të kërkonin falje. Ka ikur jetë njerëzish. Është komandanti i forcave të armatosura. Je president i republikës. Ke përgjegjësi. Ç’të keqe ka që të merren të gjithë.'

Ndërsa Kara e mbylli këtë çështje duke thënë se me anë të drejtësisë duhet bërë një revolucion i vërtetë në vendin tonë. 

'Edhe nga deputetë të PS më kanë thënë si ka mundësi që po merr guximin. Ata bëjnë retorikë. Janë bashkëfajtorë me Berishën. Ne themi për një shtet ligjor. Ishte gjysëm revolucioni ai në 90. Nuk e kemi bërë detyrën tonë domethënë'.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:37
Romeo Kara: Berisha, burimi i të gjitha të zezave! Merkoçi: Është lehtësisht i manipulueshëm ngaqë në PD i lëpihen shumë vetë

Romeo Kara dhe Fatmir Merkoçi teksa po komentonin PD në 'Studio Live', në prag të zgjedhjeve të 11 majit, u ndalën edhe tek vlerësimi i Berishës dhe kundërshtarit të tij Ramës.

Kara kritikoi ashpër Sali Berishën, duke e cilësuar si burimin e "të gjithë të zezave" në politikën shqiptare, ndërsa shtoi se Partia Socialiste ka adoptuar të njëjtin model manipulimi dhe shfrytëzimi të pushtetit. "Kjo forcë politike e ka mbaruar misionin e saj. As Saliu, as Rama nuk përfaqësojnë popullin shqiptar, por interesat e tyre personale," deklaroi Kara.

Merkoçi shtoi se manipulimi dhe besnikëria e verbër ndaj liderëve janë tipare që kanë mbajtur Berishën dhe Ramën në pushtet për kaq gjatë.

Romeo Kara: Mendoj që është nisur me këmbë të majtë kjo punë. Në fillim të vitit 91 kur flisnim për demokraci, për anëtarët. Me këtë kartë erdhi Berisha prapë, ka ardhur momenti final. Po e lë këtë diskutim në mënyrë hipokrite, sikur do vendosin njerëzit. Në 1991 Berisha kooptoi Kryesinë. Ligj ka qenë aty vullneti i tij. Njerëzit nuk kanë bërë ndonjë punë të hajrit. Njerëzit janë turrur kush ti shërbejë atij. Edhe në krahun tjetër, njerëzit tentojnë kush ti shërbejnë Ramës. Të dy nuk e njohin realitetin. Po të kesh prapa njerëz që vetëm lëpihen, për këtë arsye janë kaq gjatë në pushtet. Kjo forcë politike e ka mbaruar misionin e saj. Forcë antishqiptare. A kanë turp këta? Kurrë mos i plotësofshin orekset e tyre. Mua rruga e Shqipërisë dhe dinjiteti nuk më çon as te Saliu dhe as te Rama. Ja e mori Saliu Shqipërinë ku do e çojë. Do i thotë britaniku dhe amerikani je i papranueshëm, këta duan të besojmë përrallat e Saliut. Janë të padenjë të përfaqësojnë veten e tyre jo më popullin shqiptar.

Mërkoçi: Berisha është i manipulueshëm. Nëse të ka mik dhe thotë Romeo është burrë shumë i mirë. Manipulimi është besimi. I lëpihen dhe rrinë brenda guackës së vet. Por jo se kanë dhënë ndonjë gjë.

Romeo Kara: Manipulueshëm mund të jesh deri në kryetar partie, Berisha është hesapxhi. Por mendoj se nuk i ka dalë mirë hesapi. Se shenjtallëku shkon krah për krah me budallallëkun. Hesapet do lahen në këtë botë dhe atë botë. Berisha është fillesa e gjithë të zezave. Çdo kush që ka ardhur ka qenë pak Berishë. Këtë model e mori dhe PS-ja.

Ora 18:28
Kandidoi në primaret e Berishës/ Fatmir Merkoçi: Nuk ishin të vërteta! Erdhën njerëz nga rruga dhe votuan! Rithemelimi nuk ka sjellë asnjë emër të ri

Avokati Fatmir Merkoçi që kandidoi në primaret e PD-së për zgjedhjet e bashkisë Tiranë, tha në Studio Live se ato nuk ishin të vërteta. Sipas tij në ato primare erdhën njerëz nga rruga dhe votuan, ndërkohë që në primare duhet të kandidojnë fraksionet brenda një partie, gjë e cila mungon në PD.

Më tej shton se që kur Rithemelimi mori PD-në nuk ka sjellë asnjë emër të ri në parti dhe askush aty nuk përfaqëson konservatorizmin.

'Nëse do ishte vërtetë, më dhimbset partia jo individët. Nëse e kanë seriozisht këtë, kur u bënë primaret e para e deklarova që nuk ishin primare. Nuk japin asnjë lloj argumenti pse duhen bërë dhe pse jo. Që të ketë primare duhet të ketë fraksione. Në primare kandidojnë fraksionet brenda partisë. Bëhet kjo dhe del kryesori.  Po të thuash bëj primare në zgjedhjen e deputetëve. Duket sikur po bëhet gjë e madhe. Deputeti ka staturë tjetër. i zgjedh partia. Pse nuk janë folur primaret para se të fliste Berisha? I vetmi që kundërshtova isha unë. Erdhën njerëz nga rruga dhe votuan. Nuk bëhen kështu primaret. Duhet një parti e djathtë. Pyetja më e thjeshtë kush e përfaqëson konservatorizmin në atë parti?

Po flas si në gjithë partitë e djathta. Ka një kryesi dhe kryetar, mbi bazë vlerash dhe kontributesh. Partia bën politikë. Votat e partisë i merr, por problemi është a merr votat jashtë partisë. Nëse ti e mbyll partinë dhe ata 5 veta zihen me njëri tjetrin kush do jetë në listë. Nuk bëhet politika me 20-30 vjeçarë. Gjithë kryetarët e partive dhe ti thuash më jepni një emër që e keni afruar si vlerë. Asnjë nuk ka. Që kur nisi Rithemelimi, ke parë një emër që është afruar? Asnjë. Nëse ti vjen vetëm me kandidat që i ke anëtarë prej vitesh aty me të zezat, kjo rrugë nuk të çon në fitore.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • OlsDado: 16/01/2025 19:24

    Ina Rama duhet hetuar jo vetem per 21 janarin, po per cdo ligesi qe ka bere e vazhdon te beje. Jam vertete i habitur si s’i hyre gjemb ne kembe duke bere ato qe ben. Kush e di, e di per ca flas…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025

E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025