Gjyqtari miliarder Gjoni fiton
betejën e parë me Prokurorinë

Gjyqtari miliarder Gjoni fiton<br />betejën e parë me Prokurorinë
TIRANE- Gjin Gjoni, fiton betejën e parë ligjore, lidhur me çështjen penale të nisur nga prokuroria për “Fshehje të pasurisë” dhe “Falsifikim të dokumentave”. Gjyqtari i Apelit Tiranë, njëherësh anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësië, Gjoni ka fituar në përballjen e parë me prokurorinë e Elbasanit, e cila dy ditë më parë, ju drejtua gjykatës së shkallës së parë, duke kërkuar masën e pezullimit nga detyra të gjyqtarit dhe anëtarit të KLD, Gjin Gjoni. Gjyqtari që ka shqyrtuar kërkesën ka refuzuar ta pranojë, duke vendosur rrëzimin e saj. Vendimi është dhënë i shkurtuar dhe jo i argumentuar.

Sipas burimeve, gjykata gjatë seancës ka pohuar se pezullimi i Gjin Gjonit nuk sjell asnjë pasojë për hetimin. Argumenti i akuzës se qëndrimi i tij në gjyqësor dhe KLD, sipas gjykatës nuk qëndron pasi hetimi ndodhet në prokurori, organ ky, ku gjyqtari Gjoni nuk ka asnjë funksion dhe instrument për të zhdukur dhe manipuluar prova. Ndërkohë pas këtij vendimi burime pranë gjykatës së Elbasanit thanë për gazetën “Shqiptarja.com” se do apelonin vendimin duke kërkuar pezullimin nga detyra të gjyqtarit Gjoni. Ky i fundit së bashku me bashkëshorten e tij Elona Çaushaj dhe dy notere, ndiqet penalisht pas kallëzimit të bërë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë.

Çifi i gjyqtarëve

Kërkesa e prokurorisë së Durrësit për pezullimin nga detyra për çiftin e gjyqtarëve Ken Dhima dhe Klorinda Çela, është zhvilluar dje në Durrës. Gjykata e këtij qyteti ka vendosur të pranojë pjesërisht kërkesën e prokurororisë, për rastin e gjyqtarit Ken Dhima, të cilin ka vendosur ta pezullojë si gjyqtar i gjykatës Administrative në Vlorë për një afat 3 mujor. Ndërkohë për rastin e bashkëshortes së tij, gjykata ka vendosur të rrëzojë kërkesën e njësisë hetimore Task-Forcë, pranë prokurorisë së Durrësit. Për çiftin e bashkëshortëve edhe Ministria e Drejtësisë kërkon nga ana e saj në Këshillin e Lartë të Drejtësisë marrjen e masës disiplinore të shkarkimit në bazë të një raporti të Inspektoriatit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive që ka gjetur episodet e deklarimit të rreme të pasurisë.

Fshehja e pasurisë

Të tre gjyqtarët Gjin Gjoni, Ken Dhima dhe Klorinda Çela janë proceduar penalisht pasi dyshohet se kanë fshehur pasurinë e tyre. Bëhet fjalë për llogari bankare, kredi të mara në banka, automjete dhe apartamente. Kështu çifti i bashkëshortëve Ken Dhima dhe Klorinda Çela, mendohet se kanë fshehur 18 pasuri të ndryshme me një vlerë të konsiderueshme financiare. Ndërkohë plot 18 pasuri të fshehura janë evidentuar dhe për gjyqtarin e Apelit në Tiranë Gjin Gjoni. Pasuria e këtij të fundit llogaritet në rreth 2 milion euro, dhe përbëhet në katër kompani tregtare,llogari bankare, një vilë luksozë dhe apartamente, plus automjete.

Fillimisht hetimet për tre gjyqtarët, kanë nisur në Tiranë, por për shkak të konfliktit të interesit dosjet penale janë transferuar në Elbasan dhe Durrës. Sapo çështja është rregjistruar në dy prokurori, është vendosur të kërkohet pezullimi nga detyra, i tre gjyqtarëve, ku pas këtij veprimi pritet thirja e tyre për të dëshmuar. Të tre gjyqtarët akuzohen se kanë fshehur pasurinë e tyre, ndërkohë vetëm Gjin Gjoni sipas ILDKP mendohet se ka fshehur një pasuri prej 2 milion euro.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në kanalin Ibër-Lepenc, ambasadori amerikan në Serbi: Nuk ka prova që vërtetojnë autorësinë e Beogradit

Sulmi në kanalin Ibër-Lepenc, ambasadori amerikan në Serbi: Nuk ka prova që vërtetojnë autorësinë e Beogradit